Kriminelët e dhunshëm lirohen nga burgjet në Mbretërinë e Bashkuar për t’u hapur rrugë protestuesve paqësorë kundër imigrimit të paligjshëm.
Sipas Operacionit Early Dawn, siç quhet, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po liron para kohe 5,500 të burgosur, vallaha nga problemi i mbipopullimit të burgjeve. Ndërkohë, më shumë se 1,000 qytetarë britanikë janë arrestuar ditët e fundit gjatë protestave kundër imigrimit të pakufizuar të paligjshëm. Qeverisë i nevojiten vende për të burgosur protestuesit.
Pas raportimit të therjes, muajit të kaluar, të tre të miturave, në Southport, Angli, mijëra britanikë kanë dalë në rrugë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar fundin e menjëhershëm të imigracionit të paligjshëm. Policia e Mbretërisë së Bashkuar, duke punuar në emër të establishmentit politik, po i grumbullon këta protestues për t’i ndëshkuar me burg, por nuk kanë ku t’i vendosin, pasi burgjet janë në gjendje mbipopullimi.
Për t’i hapur rrugë arrestimeve dhe burgimeve, për të sjellë pra në qelitë e burgjeve furnizimin e ri me të burgosurit nga protestat, qeveria britanike nisi Operacionin për të zëvendësuar kriminelët realë, me civilë që protestojnë, në burgjet britanike.
Burgosja e fjalës së lirë dhe burgimi i personit që e përdor atë!
Një nga prioritetet e para të kryeministrit të sapozgjedhur britanik Keir Starmer ishte dhe mbetet prezantimi i Operacionit Early Dawn, si një mjet për të hapur vende në burgje, veçanërisht në rajonet Cheshire, Cumbria, Lancashire, Manchester, Merseyside, North East dhe Yorkshire.
Një tjetër komponent i Operacionit Early Dawn, i udhëhequr nga Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmood, është ulja e konsiderueshme e kohës së burgimit të detyrueshëm para lirimit me 50% për disa të burgosur, gjë që do të rezultonte në lirimin pothuajse të menjëhershëm të mijëra kriminelëve në shtator dhe tetor të këtij viti.
Operacioni Early Dawn është cilësuar si një lloj reforme në drejtësinë penale, por e vërteta pas qëllimit të tij, tani po zbulohet plotësisht. Është thjesht një mjet me të cilin qeveria dhe fuqitë në prapaskenë në Angli, planifikojnë të heshtin çdo mospajtim në lidhje me problemin e shfrenuar të emigracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne trashëguam një sistem drejtësie në krizë dhe ishim të ekspozuar ndaj tronditjeve”, komentoi ministri i Burgjeve James Timpson. “Si rezultat, ne jemi detyruar të marrim vendime të vështira, por të nevojshme për të vazhduar veprimtarinë.”
Autoritetet e zbatimit të ligjit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë të mërzitur për ndryshimet dhe ndikimin e mundshëm që mund të kenë në operacionet e policisë. Mark Fairhurst, një zëdhënës i Sindikatës së Oficerëve të Burgjeve, paralajmëroi se Operacioni Early Dawn ishte thjesht një “drejtësi e vonuar për momentin, sepse ne tani po bllokojmë qelitë e policisë me të arrestuar, kështu që mund të shkaktohen vonesa nga operacionet e tjera”.
Zëvendës shefi i policit Nev Kemp i Këshillit Kombëtar të Oficerëve të Shefave të Policisë u përgjigj duke siguruar publikun britanik se forcat policore do të vazhdojnë të kenë prioritet sigurinë publike mbi të gjitha.
“Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë të sistemit të drejtësisë penale për të menaxhuar kërkesën në sistem dhe për të siguruar që publiku të jetë i sigurt”, tha Kemp. “Policia do të vazhdojë të arrestojë këdo që është i nevojshëm për të mbajtur publikun të sigurtë, duke përfshirë policimin e protestave dhe ngjarjeve, si dhe duke siguruar që njerëzit të arrestohen siç ishte paralajmëruar.”
Është mjaft interesante se Operacioni Early Dawn ishte një program i krijuar nga qeveria e mëparshme konservatore për të trajtuar mbipopullimin e burgjeve, që është marrë nga Partia Laburiste e ekstremit të majtë, si një mënyrë për të heshtur mospajtimin kundër politikave të kufirit të hapur të Mretërisë së Bashkuar.
“Ironia e lirimit të kriminelëve për t’u bërë vend qytetarëve të pakënaqur në burgje… sugjeron që qeveria mund të jetë diktatore”, shkroi me neveri një komentues në rrjetet sociale.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e di se çfarë po vjen dhe është e dëshpëruar për të marrë valën e parë pas hekurave përpara se të fillojë mësymja”, u përgjigj një tjetër komentues.
Nga sa më sipër lexojmë dhe informohemi nga Media dhe qytetarë në rrjete sociale, situata në Angli është përtej çdo imagjinate të shfrenuar. Por është fakt, që një kryengritje e madhe zjen në Angli, nga qytetarët anglezë që kërkojnë emigrim të ligjshëm, siguri dhe rend, dhe se Qeveria laburiste e ekstremit të majtë, me doza bolshevizmi në boshtin e saj politik, do të shfaqë pa rezervë të gjitha ngjyrimet e saj autoritare dhe shtypëse.