Kursk, Varrezë NATO-ike pas Ofensivës!

/

Tanket dhe varrezat e blinduara të NATO-s në Kursk.

Mbi 6,000 ukrainas të vdekur.

Humbi “ajka e të korrave” të Forcave Ushtarake ukrainase, që u trajnuan nga NATO.

Sulmi ukrainas në Kursk rezulton të jetë një gabim katastrofik pasi humbi “ajka” e ushtrisë ukrainase.

Humbjet ukrainase në një ditë ishin mbi 300 ushtarë dhe 14 automjete të blinduara, duke përfshirë një tank, një mjet luftarak të këmbësorisë, një transportues të blinduar, 11 automjete të blinduara luftarake, 7 automjete të motorizuara, etj.

“Që nga fillimi i betejës në rajonin Kursk, humbjet e ushtrisë ukrainase kanë qenë:

mbi 5,800 ushtarë;

72 tanke;

31 automjete luftarake të këmbësorisë;

58 transportues të blinduar të personelit;

544 mjete luftarake të blinduara;

177 mjete motorike;

37 armë zjarri;

5 sisteme të mbrojtjes ajrore;

11 raketahedhës, përfshirë 3 HIMARS MLRS etj.

Në të njëjtën kohë, komandanti çeçen i forcave speciale të njësisë “Akhmat”, Apti Alaudinov, tha në televizionin rus se forcat ukrainase në Kursk po rigrupohen, pasi ndaluan dhe pësuan humbje të mëdha dhe mund të tentojnë të godasin në një zonë tjetër.

“Ushtria ruse i dëboi nga shumë vendbanime. Ahmedi nuk ka mercenarë të huaj në mesin e robërve të tij.

Varrezat NATO-ike në Kursk.

Së bashku me mijëra trupa të humbur, sulmi i befasishëm i Kievit në provincën kufitare ruse të Kursk përfshinte një sërë pajisjesh të NATO-s.

Mediat ruse prezantojnë një listë të tankeve perëndimore dhe sistemeve të tjera të armëve të përdorura në Kursk dhe të shkatërruara:

Challenger 2: Të paktën dy Challenger 2 të shkatërruar në provincën Kursk.

◾️ Abrams: Shkatërrimi i parë i tankeve amerikane Abrams në territoret e Kursk u raportua javën e kaluar. Të paktën 20 nga 31 Abrams të dorëzuar në Kiev, tani më mungojnë.

◾️ HIMARS: Të paktën tre prej këtyre sistemeve të artilerisë amerikane janë shkatërruar gjatë pushtimit të Kursk.

◾️ Stryker: Rreth një duzinë prej tyre janë shkatërruar nga forcat ajrore ruse dhe dronët Lancet në rajonin Kursk.

◾️ Marder: Të paktën tre nga këta “Schutzenpanzer” gjermanë janë qëlluar nga forcat ruse në zonën Kursk.

◾️ Bradley: Tetë nga këto tanke amerikane u shkatërruan brenda 24 orëve, më 12 gusht.

◾️ Kirpi: Javën e kaluar, FPV goditi një Kirpi MRAP të prodhimit turk që vepron diku në rajonin Kursk.

◾️ Humvee: Këto automjete të kudondodhura të prodhuara në SHBA janë parë si në njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, ashtu edhe në raportet e mediave, pasi videot dolën në dritë. Edhe mercenarët e një kompanie mercenare amerikane që vepron në tokën ruse pozuan me një Humvee në sfond.

Previous Story

Ku po Ndërtohet Tuneli më i Gjatë Nënujor në Botë?

Next Story

Bombë për SHBA, Teksa CIA Përdorte Platformën Telegram për "Biznes" në Mbarë Botën!

Latest from Info