Analfabeti më i keq është ai që është politikisht analfabet.
Nuk dëgjon asgjë, nuk shikon asgjë, nuk merr pjesë askund.
Nuk e di që kostoja e jetës,
çmimi i fasuleve dhe peshkut,
çmimi i miellit, qerasë,
çmimi i këpucëve dhe ilaçeve,
varen nga vendime politike.
Analfabeti politik është kafshë
që krenohet dhe nxjerr gjoksin përpara
për të na thënë se urren politikën.
Nuk e di, idioti
se është padija e tij politike
e bën femrën prostitutë, e nxjerr fëmijën në rrugë, krijon hajdutin
akoma më keq kriminelin
dhe kryesisht gënjshtarin e pafytyrë dhe politikanin e korruptuar, që lëpin këmbët
e kompanive dhe sipërmarrësve të pasur.