Ndryshon Kreu i “Voice of America” – Me Dorë të Hekurt, Fund për ‘Fake News’!

/

Ish prezantuesja Carrie Lake u emërua në krye të “Zërit të Amerikës” nga Donald Trump.

Lake do të marrë përsipër “të garantojë që vlerat amerikane (…) të transmetohen në mbarë botën me drejtësi dhe saktësi”, tha Trump.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi dje, të mërkurën, se do të emërojë ish prezantuesen Carrie Lake si drejtuese të Medias publike Zëri i Amerikës (VoA).

“Jam i lumtur të njoftoj se Carrie Lake do të jetë drejtorja jonë e ardhshme e Zërit të Amerikës”, shkroi republikani në rrjetin e tij Truth Social.

Lake do të marrë përsipër “të garantojë që vlerat amerikane (…) të transmetohen në mbarë botën me drejtësi dhe saktësi, në kundërshtim me gënjeshtrat e përhapura nga mediat e lajmeve të rreme”, shtoi miliarderi. Një ish prezantuese televizive, konservatorja Lake u përpoq në vitin 2022 të zgjidhej guvernatore e Arizonës, në jugperëndim të SHBA-ve dhe gjithashtu në vitin 2024 për senatore, dy përpjekje që përfunduan në dështim.

Një figurë ikonë e trumpizmit, Lake ka refuzuar të pranojë humbjet e saj, si dhe humbjen e Donald Trump në vitin 2020, për të cilin ajo pretendon se ishte viktimë e mashtrimit zgjedhor.

Zëri i Amerikës merr fonde publike dhe transmeton përmbajtje informative në shumë gjuhë për radion dhe televizionin që synon një audiencë ndërkombëtare.

Ish drejtori i Shërbimit Global të Medias në SHBA, i emëruar nga Trump, Michael Pack, kishte ngritur shqetësime kur ai kërkoi në vitin 2020 të hiqte qafe një mekanizëm të brendshëm që synonte të mbronte mekanizmat e ndërhyrjeve politike.

Një gazetar i Zërit të Amerikës që mbulonte Shtëpinë e Bardhë ishte hetuar gjithashtu për paragjykime të dyshuara negative kundër Donald Trump, gjatë mandatit të parë të republikanit.

Zëri i Amerikës edhe në gjuhën shqipe, jo pak herë ishte një propagandist i patentave leftiste qeverisëse, apo e punëve “të mrekullueshme” të qeverive Rama.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një Dron Ukrainas Godet Çeçeninë - Droni Shpërtheu në Çatinë e Një Komisariati Policie (video)

Next Story

Qeveria Gjermane Miratoi Këtë Vit Eksportet më të Mëdha të Armëve, Drejt Turqisë që Nga Viti 2006!

Latest from Info