Përmbysje në Britani: Partia “Reform” e Farage Është Partia e Parë me 30% Sipas Një Sondazhi!

/

“Gropë” laburistët: “Rënie” e lirë nga 39% në 27%!

Partia “Reform” e Nigel Farage po shënon një rritje mbresëlënëse, sipas një sondazhi në Britani që u publikua sot dhe në bazë të rezultateve të tij del e para!

Konkretisht, Reform ka arritur në 30% ndërsa Laburistët, që qeverisin Britaninë që nga viti i kaluar, kanë rënë në 27% nga 39%!

Vihet re se Farage kishte arritur të merrte një përqindje prej rreth 18% në zgjedhjet e fundit kombëtare.
Në të njëjtën kohë, popullariteti i liderit laburist Keir Starmer po fundoset.

Vlen të theksohet se edhe konservatorët janë në rënie, të cilët janë “stacionuar” në 22%.

Sipas sondazhit, të paktën 2 në 3 britanikë pajtohen se Britania është “e gjunjëzuar”, ndërsa vetëm 23% thonë se nuk është kështu.

Me pak fjalë, shumica dërrmuese e britanikëve janë thellësisht të zhgënjyer me qeverinë Starmer dhe ndihet e njëjta gjë për qeveritë e mëparshme konservatore.

Panik mbretëron në Downing Street ndërsa zgjedhjet lokale po afrohen.

Pothuajse të gjithë në Britani besojnë se Reform do të përbëjë një kërcënim më të madh për laburistët, sesa konservatorët deri në vitin 2029.

Kryeministri britanik Starmer po tenton ta paraqesë Farage-n si rusofil (sepse sipas logjikës së tij, kushdo që nuk do holokaust bërthamor në planet është i keq) dhe se ka marrëdhënie të ngushta me Donald Trump (sikur është absurde që ai ka kontakte apo ndan të njëjtat pikëpamje me presidentin amerikan).

Kompania Survation kreu sondazhin përmes pyetësorëve, të cilët ua shpërndau të paktën 2,000 banorëve të Britanisë veriore dhe qendrore javën e kaluar.

Vlerësimi neto për Sir Keir Stramer ishte i mjerueshëm me minuir 26%, teksa bazuar në sondazh 27% kanë mendim pozitiv dhe 53% kanë mendim negativ.

Ministrja britanike e Financave Rachel Reeves regjistroi një performancë shumë të dobët, me rezultatin -35%, për shkak të rritjes së taksave dhe shkurtimeve të pagesave të karburanteve për sezonin e dimrit për pensionistët.

Ndër ata që jetojnë në zonat ku do të mbahen zgjedhjet lokale më 1 maj, mbështetja për Reform ishte 29%, me Laburistët në 20% dhe Konservatorët në 24%.

Kostoja e jetesës është parë si çështja më e rëndësishme nga 53% e të anketuarve, emigracioni i paligjshëm nga 35%, shëndetiësia nga 32% dhe ekonomia nga 28%.

Shefi ekzekutiv i Survation Damian Lyons-Lowe i tha gazetës The Sun: “Më 1 maj do të ketë zgjedhje për Këshillat në Angli, të cilat u mbajtën për herë të fundit në 2021, kur partia Reform nuk mori dot vende.

Sondazhet e sotme tregojnë thyerjen e madhe të status quo-së nga paria Reform në të gjithë vendin, në zonën qendrore dhe në veri.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev i Drejtohet Kancelarit në Ardhje Gjerman, Merz, për "Shkatërrimin e Urës së Krimesë": "Je Nazist"!

Latest from Info