“Unë po flas për një civilizim dhe dua ta bëj atë më potent!”
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Uashington, tha gjatë takimit të saj me presidentin amerikan Donald Trump se “ne shpresojmë ta bëjmë Perëndimin të madh “.
Dy liderët, pasi kanë folur në Shtëpinë e Bardhë, dhanë një konferencë për shtyp, duke iu referuar asaj që kanë diskutuar.
Kryeministrja italian tha se të dy udhëheqësit folën për “çështje dypalëshe” duke përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë. Më pas ajo konfirmoi se Trump ka pranuar një vizitë zyrtare në Romë.
Meloni tha se ka “konsideruar edhe mundësinë” e takimit me BE-në gjatë kësaj vizite. “Qëllimi për mua është ta bëj Perëndimin të madh sërish”, shtoi ajo.
Ajo tha gjithashtu se vizita e ardhshme e Trump nuk do të preokupojë vetëm Italinë, por gjithë Europën. “Unë e di që kur flas për Perëndimin, nuk flas për një hapësirë gjeografike, flas për një civilizim dhe dua ta bëj atë më potent”, shtoi ajo.
Duke folur për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Italisë, Meloni iu referua luftës në Ukrainë. “Së bashku mbrojtëm lirinë e Ukrainës, së bashku mund të sjellim paqe të qëndrueshme”, tha ajo.
Më pas ajo i dha fjalën presidentit Trump, i cili deklaroi se e ndjen që administrata e tij “po shkon mirë” dhe se Meloni kishte qenë e dobishme.
Kur u pyet për një marrëveshje të mundshme minerale me Ukrainën, Trump konfirmoi se ka një marrëveshje dhe tha se do të nënshkruhet të enjten e ardhshme.
Meloni vuri në dukje se ajo dhe Trump ndajnë mendimin e “luftës kundër kulturës ‘së zgjimit’woke’ që do të donte të fshinte historinë tonë”.