Fitorja e parë ligjore.
Pas një vendimi nga një gjykatë në Këln, agjencia e inteligjencës gjermane (BfV) nuk do ta klasifikojë më partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “organizatë ekstremiste”.
BfV nuk do ta referojë publikisht AfD-në si një “lëvizje e konfirmuar ekstremiste e krahut të djathtë” derisa gjykata të vendosë mbi kërkesën e AfD-së për një urdhër të përkohshëm, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Siç thekson Reuters, klasifikimi “ekstremist” i shpallur javën e kaluar nga BfV i lejon agjencisë të intensifikojë monitorimin e AfD-së, duke rekrutuar informatorë dhe duke përgjuar komunikimet e partive.
+++ Tino Chrupalla/Alice Weidel: AfD erzielt Teilerfolg gegen Verfassungsschutz! +++
— Alice Weidel (@Alice_Weidel) May 8, 2025
Zur Mitteilung des Bundesamtes für Verfassungsschutz, die Hochstufung der Alternative für Deutschland als „gesichert rechtsextrem“ zurückzunehmen, erklären die AfD-Bundessprecher Tino Chrupalla… pic.twitter.com/w4O4UNyWcs
Raporti prej 1,100 faqesh nga ekspertët e BfV-së, i cili nuk do të bëhet publik, “gjen” se AfD “është një organizatë raciste dhe anti-muslimane”.
AfD, nga ana e saj, argumentoi se ky karakterizim përbën një përpjekje të motivuar politikisht për të shpifur dhe për ta kriminalizuar atë. Udhëheqja e partisë e mirëpriti vendimin, i cili, sipas gjykatës, nuk njeh asnjë detyrim ligjor.
“Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt lirimit tonë të vërtetë nga akuzat dhe, për rrjedhojë, adresimit të akuzës për ekstremizëm të ekstremit të djathtë”, thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e partisë, Tino Chroupala dhe Alice Weidel.