Irani Goditi Bazën Amerikane në Katar – Perëndimi i Lindjes së Mesme 2025 (9 fundore)!

/

Irani shpoi mbrojtjen raketore amerikane dhe goditi bazën amerikane në Katar me 10 raketa balistike.

Burime izraelite vënë në dukje se Irani qëlloi gjithashtu me raketa edhe në Irak.

Irani të hënën pasdite goditi mega-bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar me 10 raketa balistike.

Al Udeid është baza ajrore më e madhe amerikane në Gjirin Persik dhe strehon selinë e Komandës Qendrore të SHBA-ve për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se nuk u raportuan viktima nga sulmet me raketa iraniane dhe hapësira ajrore mbi Katarin mbetet e sigurtë.

Në të njëjtën kohë, theksoi se pas sulmit me raketa iraniane në bazën amerikane Al Udeid “kemi të drejtë të përgjigjemi”.

Baza strehon mbi 10,000 forca amerikane dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik me rotacion.

Burimet izraelite vënë në dukje se Irani gjithashtu qëlloi raketa në Irak, ndërsa sirenat u dëgjuan në vendet ku ndodhen bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Sulmi iranian ndodhi ndërsa në Shtëpinë e Bardhë po zhvillohej një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Forcat e armatosura të Iranit thanë në një deklaratë se kishin shënjestruar bazën amerikane Al Udeid në Katar me një sulm raketor “shkatërrues dhe të fuqishëm”.

Ata gjithashtu deklaruan se nuk do të linin asnjë sulm në tokën iraniane pa përgjigje në asnjë rrethanë.

Më parë, Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, raportoi se Irani po zhvendoste lëshuesit e raketave, ndërsa Fox News kishte theksuar rrezikun e një “sulmi të menjëhershëm” ndaj një baze amerikane në Katar.

Sulmi vjen menjëherë pasi Katari njoftoi se po mbyllte hapësirën e tij ajrore, ndërsa ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe i paralajmëruan qytetarët e tyre “të gjejnë strehim”.

Irani, siç raportohet nga televizioni shtetëror i vendit, ka nisur një operacion të quajtur “Deklarata e Fitores” kundër një baze amerikane në Katar.

Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane pas sulmeve të fundjavës.

Presidenti iranian, Masoud Peskov, shkroi në X në llogarinë e tij zyrtare, se vendi i tij nuk ka filluar dhe as nuk ka kërkuar luftë, duke shtuar se çdo shkelje ose agresion nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Irani do të qëndrojë me gjithë besimin, arsyen dhe vullnetin e tij për të mbrojtur sigurinë e popullit të tij të dashur dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj atdheut të tij do të marrë përgjigje me vendosmëri.”

***

Tani më, që mesa duket po hapen portat e ferrit në Lindjen e Mesme, pritet kundërpërgjigja e Amerikës.

Vlen të theksohet se Katari është shteti vasal i Turqisë dhe se “dominoja” e kundërpërgjigjeve ndaj qëndrimeve anti-amerikane pritet të prekin edhe Turqinë dhe Katarin veçanërisht, duke njohur mirë lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Të Shtëna me Armë në Një Kishë në Michigan

Next Story

Emiratet e Bashkuara Arabe Dënojnë Sulmin e Iranit në Bazën Amerikane në Katar

Latest from Info