“Përplasje” Trump – Medvedev (për Theathine)!

/

Ish presidenti rus Medvedev foli para disa orësh për luftë nukleare. Erdhi i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan Donald Trump i cili bëri postimin si më poshtë në rrejtin e tij social Truth Social, në kundërpërgjigje të atyre që kishte shkruar Medvedev në Telegram.

“A e dëgjova mirë që ish Presidenti Medvedev nga Rusia, hodhi në treg “Fjalën N” (Nukleare!), duke thënë se ai dhe vende të tjera do të furnizonin Iranin me koka bërthamore? E tha me të vërtetë këtë, apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime? Nëse e tha këtë, dhe nëse e konfirmon, ju lutem më njoftoni MENJËHERË. “Fjala N” nuk duhet trajtuar kaq rëndom. Ja pra, kjo është arsyeja pse Putini është “BOSI”. eqë ra fjala, nëse dikush mendon se “hardware”-t tanë ishin madhështorë gjatë fundjavës, me diferencë më potentet dhe më të mirat që kemi, 20 vjet në avancë krahasuar me paketën e shteteve të tjara, është pikërisht Marina jonë Nukleare. Janë armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë dhe sapo lëshuam 30 Tomahawk – Të 30-ta goditën objektivin e tyre në mënyrë perfekte. Pra, përveç Pilotëve tanë të Shkëlqyer Luftarakë, faleminderoj Kapitenin dhe Ekuipazhin!”

Pas këtij postimi / deklarate të presidentit Trump, Medvedev bëri një “palosje” fjalësh, në formën e tij ku elasticiteti mungon, megjithatë diçka tha.

Këto janë reagime që deri diku kuptohen pse bëhen dhe janë thjesht në kuadër të fjalëve, pasi Irani ka qenë aleat i afërt i Rusisë dhe një prej furnizueve kryesorë në luftën e Ukrainës, në këto 3 vite.

  1. Infrastruktura kritike e ciklit bërthamor, me sa duket, nuk është dëmtuar ose është dëmtuar vetëm pak.
  2. Pasurimi i materialeve bërthamore, dhe tani mund të themi drejtpërdrejt – dhe prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore – do të vazhdojë.
  3. Një numër vendesh janë gati të furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me armët e tyre bërthamore.
  4. Izraeli është nën sulm, shpërthimet janë bubullima, njerëzit janë në panik.
  5. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr në një konflikt të ri me perspektivën e një operacioni tokësor.
  6. Regjimi politik i Iranit është ruajtur dhe me një shkallë të lartë probabiliteti është bërë më i fortë.
  7. Populli po konsolidohet rreth udhëheqjes shpirtërore, madje edhe ata që nuk e simpatizonin atë.
  8. Trump, i cili erdhi si një president paqebërës, filloi një luftë të re për Shtetet e Bashkuara.
  9. Shumica absolute e vendeve në botë janë kundër veprimeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
  10. Me një sukses të tillë, Trump nuk do ta shohë Çmimin Nobel për Paqen, edhe pavarësisht gjithë korrupsionit të këtij nominimi. Fillim i mbarë, urime zoti President!

Ajo që vlen të thuhet është fakti se Rusia nuk është pozicionuar pro Iranit, as nuk ka mbështetur sulmin me raketa balestike në bazën amerikane në Katar. Heshtja ka kapluar qeverinë ruse dhe ndoshta kjo është më e mira e mundshme.

Ndaj dhe një reagim i tillë nga Medvedev, si një pilulë shprese për Iranin!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Emiratet e Bashkuara Arabe Dënojnë Sulmin e Iranit në Bazën Amerikane në Katar

Next Story

A do të Fillojë L3B në Vitin 2025? Një Front i Ri Lufte po Zien Pas Iranit & Ndohet në Ballkan!

Latest from Info