Ku të Shkoni Nëse Ka Luftë: 20 Vendet më të Sigurta!

/

Cilat vende konsiderohen si parajsa paqeje?

Frika e një Lufte të Tretë Botërore nuk është më pjesë e skenarëve fantastiko-shkencorë dhe po i afrohet shqetësuese sferës së të mundshmes. Pas përfshirjes së stuhishme të SHBA-ve në luftën e Iranit – dhe sulmeve ndaj tre objekteve bërthamore (Fordou, Natanz, Isfahan) – komuniteti global po mban frymën.

Njoftimi për sulmin u bë nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili shkroi në Truth Social se “ishte koha për veprim… dhe tani është koha për paqe”. Ministri i Jashtëm iranian, nga ana tjetër, e përshkroi sulmin si “kriminal” dhe paralajmëroi se Irani “i mban të gjitha opsionet të hapura”.

Në këtë klimë paqëndrueshmërie, qytetarët në të gjithë botën po pyesin veten: nëse ndodh shpërthimi i madh, ku mund të ndihem i sigurtë?

Përgjigja vjen nga Indeksi vjetor i Paqes Globale (GPI), i cili rendit vendet më paqësore dhe të sigurta në botë, bazuar në nivelin e konfliktit, krimit dhe përfshirjes ushtarake.

20 vendet më paqësore në botë:
1. Islanda
2. Austria
3. Irlanda
4. Zelanda e Re
5. Singapori
6. Zvicra
7. Portugalia
8. Danimarka
9. Sllovenia
10. Malajzia
11. Kanadaja
12. Republika Çeke
13. Finlanda
14. Hungaria
15. Kroacia
16. Belgjika
17. Japonia
18. Holanda
19. Australia
20. Gjermania

Ndër vendet më të sigurta, Europa dominon, ndërsa Islanda mbetet e para dhe e palëkundur në krye, duke dëshmuar se izolimi ndonjëherë mund të jetë shpëtimtar.

Po Shqipëria?

Fatkeqësisht, Shqipëris nuk është as në 20 vendet e para. Me profilin e saj gjeopolitik, pozicionim e saj në zonën e nxehtë të Ballkanit vendi nuk arrin të bindë se është një strehë e sigurtë, në rast të një krize globale.

Sa afër jemi me një konflikt të përgjithshëm?

Me fronte në Gaza, Ukrainë dhe tani Iran, fjala “luftë” dëgjohet më shpesh sesa do të donim. Disa analistë tashmë po flasin për një “epokë të re konfliktesh shumëpolare”, ku kërcënimi bërthamor po kthehet në lajm, në një mënyrë të tillë që të kujton Luftën e Ftohtë.

Çfarë mund të bëjmë?

Përveç përgatitjes së valixheve për në Islandë (edhe pse e vështirë), është e rëndësishme të qëndrojmë të informuar, të qetë dhe të mbështesim diplomacinë ndërkombëtare – pavarësisht se duket se edhe diplomacia po humbet terren.

Sidoqoftë, siç thonë islandezët: “better safe than sorry” (më mirë të jesh i sigurt sesa i penduar).

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Politologu Rus: Nacionalizmi Ekstrem në Iran & Turqi Sjell Luftë Civile & Shpërbërje si në Siri & Irak!

Latest from Info