Njerëzit kërcenin deri në vdekje!
Ishte korriku i vitit 1518, në qytetin e Strasburgut, në atë që tani është Francë.
Një grua, Frau Troffea, filloi të kërcente në një rrugë të qytetit dhe iu deshën 6 ditë para se të ndalonte. Ajo kërceu pa muzikë, duke lëvizur krahët dhe këmbët lart e poshtë, në një mënyrë ekstatike.
Ndërsa e shikonin, 35 të tjerë e ndoqën dhe brenda një muaji, ky numër ishte rritur në 400, të cilët po kërcenin deri në vdekje!
Troffea vdiq pas 6 ditësh, por për një muaj, njerëzit vdisnin duke kërcyer.
Ata vuanin nga atakët në zemër, goditjet në tru, dehidratimi dhe lodhja!
Autoritetet besonin se fenomeni kishte të bënte me një gjendje që, si një sëmundje, duhej të vazhdonte rrjedhën e saj. Kështu që, ata paguanin muzikantë për të luajtur këngë për të ndihmuar që të fillonte vallëzimi.
Sipas historianit John Waller, vallëzimi i tyre ishte i vërtetë, jo lëvizje epileptike ose konvulsive.
Por çfarë ndodhi? Disa argumentojnë se përgjegjëse për situatën ishte histeria masive, duke prekur shumë njerëz që vuanin nga stresi, gjë që i çoi ata në psikozë.
Të tjerë besonin se ishte thjesht një ritual fetar.
Shpërthimi i epidemisë ishte për shkak të helmimit masiv nga një kërpudhë që rritej në grurë dhe konsumohej përmes bukës, e cila shkaktoi këtë ekstazë. Në fund të fundit, për ta bërë më të qartë, kjo kërpudhë është përbërësi kryesor sot, në prodhimin e LSD-së.
Që të thotë se nejrëzit ishin nën efektin e një substance narkotike.