Presidenti i Turqisë R.T. Erdogan u shfaq me një tjetër provokim ekstrem, duke na njoftuar sot, ditë e enjte, se nesër pritet të bëjë lutje në Kishën e Shën Sofisë, me rastin e marrjes, pushtimit, rrëmbimit, apo dorëzimit të Kostandinopojës tek turqit.
Presidenti turk e njoftoi këtë gjatë një deklarate të tij për shtyp, këtë pasdite.
“Al-Fātiḥah (kapitulli i parë i Kuranit) do të lexohet nesër dhe do të pasohet me lutje në “Shën Sofi” – tha tekstualisht Presidenti turk.
Duhet të shënohet se mbetet e paqartë nëse lutja do të bëhet në oborrin e Kishës së Shën Sofisë, apo brenda saj.
Gjithçka ndodh në vazhdën e festimeve të shtetit turk për marrjen, apo rrënien e Kostandinopojës në duart e tyre.
Një provokim për krishtërimin ortodoks, për Fanarin dhe Patriarkanën Ekumenike, në kohë të turbullta.
Një Sulltan i pafre që drejton një Turqi me një ekonomi thuajse të rrënuar, me monedhën vendase në nivelet e saj më të ulta të para ndonjëherë, me një bilanc të ardhurash dhe borxhesh si kurrë më parë.
Tempuj të tillë, nuk duhet të dhunohen, as të përdoren për provokime.
Shën Maria, ndoshta nesër, jep dëshmitë e saj, si dikur përpara apostujve!