Ky është momenti dramatik kur një protestues kurd i turret automjetit Jaguar të Kryeministrit Boris Johnson, teksa po largohej nga Parlamenti.
Aktivisti nga një grup që po protestonte jashtë portave të Parlamentit në Westminster rendi dhe iu turr automjetit të z.Johnson (Jaguar XJ Portfolio V8 LWB Auto) teksa konvoi po largohej nga Parlamenti, me qëllime ende të paditura.
Automjeti i parë u detyrua të ndalonte, kur shoferi vërejti protestuesin që po i turrej, por një eskortë Range Rover që e pasonte, e goditi në pjesën e prapme duke i shkaktuar deformim të portbagazhit automjetit të Kryeministrit, që kushton £54,000.
Aktivisti që po protestonte lidhur me operacionet turke kundër kurdëve rebelë në Irakun e veriut, u kap nga Policia Metropolitane menjëherë, pa arritur që të hidhej mbi automjetin e Kryeministrit.
‘Downing Street’ konfirmon se Kryeministri Johnson ndodhej në automjet në momentin e incidentit, që ndodhi disa metra më larg nga ku terroristi Khalid Masood, iu sul me një makinë portave të Parlamentit në vitin 2017, duke vrarë 5 njerëz.
Ky incident gjithësesi ngre një seri pyetjesh që lidhen me përmirësimin e masave të sigurisë dhe të gardës së Kryeministrit.
Kurajo e tepruar e një protestuesi për t’iu turrur automjetit të Kryeministrit, apo protestues i paguar tepër? Për t’u parë nga dëshmitë që do të japë protestuesi i arrestuar.
Globalistët kanë ndërsyer qentë e tyre kundër kujtdo që mendon ndryshe.