Një majmun i alkoolizuar u shndërrua në vrasës, sepse nuk kishte më për të pirë. Majmuni quhet Kalua dhe është një majmun që banonte dhe bashkëjetonte në shtëpinë e një indiani, i cili i kishte mësuar pirjen e alkoolit.
Por kur i zoti i shtëpisë vdiq, majmuni nuk kishte dikë që t’i jepte alkool dhe njëkohësisht u detyrua të jetonte në rrugë. I nervozuar për të gjetur alkool, sulmoi 250 persona, të cilët i kafshonte me mani dhe njëri prej tyre ndërroi jetë nga plagët e marra.
Majmuni u kap dhe u çua menjëherë në kopshtin zoologjik të Kanpurit. Zoologët që i bënë analizat zbuluan se kishte dy vese, ose dy lloj vartësish, vartësinë e parë e kishte me alkoolin dhe të dytën me mishin dhe nuk hante më perime. Kështu pra arritën në kokluzionin se mungesa edhe e mishit, përveçse e alkoolit, e bënë edhe më agresiv majmunin.
Por edhe në kopshtin zoologjik nuk kishte sjelljen e duhur, sërish Kalua i sulmonte majmunët e tjerë të kopshtit, kështu që u morr vendimi që të burgoset në një kafaz më vete.
Akuzat e ngritura ndaj majmunit janë: vjedhje, pengmarrje, plagosje dhe vrasje.