Kështu “u Sajuan” Trazirat në Botë: Financohen nga Banka të Mëdha & George Soros!

Lëvizja e ekstremit të majtë ‘Black Lives Matter’ (BLM) e cila për disa javë me rradhë “djeg” Amerikën, por edhe Europën fsheh përveç fushatës për të shtuquajturën barazi racash, axhenda shumë më të errëta, të kamufluara mjaft mirë, të cilat janë dhënë si direktiva nga financuesit e trazirave, që janë George Soros dhe bankat e mëdha.

Ata përdorin “aktivistët” zezakë si ushtri për të shkaktuar trazirë në mbarë botën, për të vendosur regjime të papëlqyeshme. A mos është vallë rastësi që protestat dhe trazirat janë veçanërisht të theksuara vetëm në Amerikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar?

Organizata ‘Black Lives Matter’ u themelua në fillim të vitit 2013, me lirimin e George Zimmerman për vrasjen e Trayvon Martin. Bashkëthemelues janë Alicia Garza, Opal Tometi dhe Patrisse Cullors. 

Opal Tometi është anëtar i “Aleanca e Zezë për Emigracionin e Drejtë”, një organizatë që shfaqet dhe pranon hapur që është kundër “projektligjeve dhe ligjeve që i vendosin kushte çështjes së emigracionit” dhe që mbështet teorinë e kufijve të hapur në deklaratën e misionit të saj si organizatë.

Organizator kryesor i tyre është një organizatë tjetër me seli në Delaware që emërtohet ‘Black Lives Matter Global Foundation’, INC dhe është shumë e njohur në rrjetet sociale. Patrise Cullors është këshilltarja e tyre strategjike, ndërsa Kaliee Scales është Drejtore Bordi. Vetëm para pak ditësh, kundërshtuan të përgjigjen ndaj një pyetje që u është drejtuar lidhur me financimet që marrin, sasinë dhe burimin e tyre, e thënë ndryshe nuk u përgjigjën për të ardhurat dhe për shpenzimet financiare, që në fund të fundit është detyrim ligjor.

Ka edhe një lëvizje edhe më radikale, që është ‘Movement For Black Lives’ (lëvizja për jetët e zezakëve), të cilët janë publikisht të deklaruar marksistë, por nga më të moderuarit omologë të ‘BLM’. 

‘MFBL’ mbështet gjithashtu hapur shkatërrimin e kapitalizmit, si dhe shkrirjen e policisë në tërësinë e saj si institucion për rendin dhe sigurinë, ndërkohë që mbështet ndarjen e zezakëve në komunitete vetëm zezakësh, me një “ligj” të tyrin.

Lëvizja e parë gjithashtu u adoptua prej shumicës si lëvizja ‘BLM’ dhe u bë sllogan i aktivistëve. Kjo lëvizje ka në përbërje të saj gjithashtu edhe grupe si grupi islamoafrikanoamerikan ‘Nation Of Islam’ dhe grupe të ngjashme nacionaliste zezakësh.

“Ekziston një koalicion grupesh që emërtohet ‘Lëvizja për Jetën e Zezakëve’. Disa nga aktivistët janë emra të njohur (si Garza) që drejtojnë këtë koalicion.”

Por cilët i financojnë këto grupe?

Një prej donatorëve më të mëdhenj të ‘MFBL’ është ‘Alliance for Global Justice’ (Aleanca për Drejtësi Globale), një organizatë e majtë hije që financohet nga regjime totalitare në Amerikën Latine, këtu bazohet edhe fakti që kjo organizatë është e lidhur direkt me organizatën ‘Antifa’.

Kjo organizatë ka mbështetur gjithashtu terroristë islamikë në të shkuarën si al-Qaeda dhe Hamas, ndërkohë që mbështet Palestinën në përplasjen Izrael – Palestinë, duke dashur, apo duke patur si qëllim prishjen e murit mes Izraelit dhe Gazës.

Organizata në fjalë (AFGJ) është një “lavatriçe” donacionesh, e cila merr fonde monetare nga donatorë të ndryshëm partnerë, si: “Open Society” e George Soros, nga kompania e akulloreve “Ben & Jerry”, nga “Tides Foundation” dhe nga Universiteti i New York-ut, mes shumë të tjerash, dhe luan rolin e organizatorit të shpërndarjes së fondeve në organizata apo grupe të tjerë, në përmbushje të qëllimeve të donatorëve kryesorë, por edhe për t’i mbuluar ata, për të mos patur donatorët kryesorë lidhje të drejtpërdrejtë me grupet e anarkistëve dhe të trazirave.

Një prej mbështetësve të spikatur të ‘BLM’ është natyrisht ‘Open Society Foundation’, me drejtues miliarderin “filantrop” George Soros. Sorosi ka financuar gjithashtu shumë Media të majta përgjatë dekadash, duke përfshirë edhe ‘MoveOn.Org’ dhe ‘Media Matters’.

Vitet e fundit ka financuar ‘BLM’, fushatën pro abortveve në Irlandë dhe fushatat për referendum pro BE-së në Britaninë e Madhe, ndërkohë që paralelisht financon direkt lëvizjen ‘Occupy Wall Street’.

Partnerë të tjerë donatorë janë banka të mëdha, që kanë dhëna shuma tek lëvizja dhe aktivistët: $10.000 janë dhënë nga ‘Bank of America Charitable Foundation’, $10.000 janë dhënë nga ‘Aetna Foundation’, $5.000 janë dhënë nga ‘Bank of America Charitable Gift Fund’, $119.000 janë dhënë nga ‘Fidelity Investments Charitable Gift Fund’ dhe $21.100 janë dhënë nga ‘Schwab Charitable Fund’.

Kompania e përmendur më sipër në Delaware që është përgjegjëse kryesore për lëvizjen ‘BLM’ varet nga një Organizatë që emërtohet ‘Thousand Currents’, përsa i përket pjesës së financimit dhe shuma të tjera të mëdha të hollash vijnë nga shitjet e produkteve, që reklamohen në profilin e tyre në Twitter.

Ekziston gjithashtu një dyqan filial në Kaliforni që emërtohet ‘Black Lives Matter Foundation’, me seli në Canyon Creek, por për këtë nuk ka ende shumë informacion, përveçse se një fature tatimore të vitit 2017.

Mesa duket rrjeti është i shtrirë dhe i mirëorganizuar me një qëllim afatmesëm, për ata që e ngritën, me qëllim pra shkaktimin e trazirave në Amerikë dhe në mbarë botën, me objektiv fundor vendosjen e një Rendi të Ri Botëror që lidhet me qeverisjen, ekonominë dhe shoqërinë dhe format e organizimit dhe sjelljes së saj.

Këto lëvizje kanë përballë tashmë të gjithë të djathtët, kryesisht ata konservatorë, por javët e fundit, edhe shumë të majtë janë distancuar dhe po i trajtojnë ashtu siç në thelb janë, si organizata terroriste.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Cilët Preken më Lehtë nga Covid-19, bazuar tek Grupi i Gjakut & Predispozita Gjenetike!

Next Story

Objektivi i Ardhshëm i BLM, Krishti! - Pas Statujave të Politikanëve Fillon Përndjekja e 'të Shenjtit'!

Latest from Info