Trump i Kërkon Sekretares së Shtetit të Georgia-s të Tregojë Firmat dhe Zarfat në Votën e Postës – Nuk Ka më Thjesht!

/

Presidenti i SHBA-ve i kërkon Sekretares së Shtetit Georgia, globalistes së përkushtuar në manipilimin dhe vjedhjen e votës, që të tregojë FIRMAT dhe ZARFAT e votimit me postë. Kaq thjesht!

Pse nuk e bën zonja Sekretare e Shtetit të Georgia këtë? E si mund ta bëjë! Që të shkojë me vunllnetin dhe këmbët e saj në burg?

Por të gjithë njerëzit e arsyeshëm mendojnë se ajo duhet ta bëjë këtë, të tregojë pra zarfin, votën dhe firmën e çdo votuesi, në të kundërt do të dalë një Institucion mbi të që do ja kërkojë. Dhe nëse nuk do të jetë në gjendje t’i tregojë, nëse i ka zhdukur, apo ngatërruar, në alalumin manipulim, do të përballet me ligjin.

Kush tjetër do të përballet me ligjin? Të gjithë ata që cënuan votën, prej postierit vegël, tek komisioneri në qendrën e votimit, më pas tek numëruesi dhe tek e gjithë maja e hierarkisë së vjedhjes harbute të votës së amerikanëve. Dhe sa mirë që një pjesë e madhe e tyre i kanë faktet e vjedhjes të evidentuara me statistika, me figurë, filmime, edhe me audio.

Moçali do të thahet, moçalin do e thajnë amerikanët që dinë mirë edhe të zgjedhin, edhe të mbrojnë atë që kanë zgjedhur.

Duket se këto zgjedhje do të rezultojnë nul dhe shumë e shumë do të përballen me ligjin. Në fund të fundit burgu qëndrojnë “hapur” për shkelësit e ligjit!

Nëse të majtët kanë fituar në Georgia, nuk ka gjë më të thjeshtë sesa të bëjnë këtë që u kërkon Presidenti Trump, të tregojnë pra FIRMAT dhe ZARFAT.

Ç’kemi për të dëgjuar, as nuk e imagjinojmë dot, por është ajo që dëshirojmë, më duket!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pandemia - Revolucioni i 4-t Teknologjik - Individi & Shoqëria!

Next Story

11 Fjali "të Gjalla" nga Nikos Kazantzakis

Latest from Info