Turqia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në nivel marrëdhënieje bashkëpunimi strategjik, këtë bëri publike Presidenti Turk Erdogan.
Vizita e papritur e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Turqi nuk duket të jetë aspak rastësore, edhe pse kundër Turqisë janë vendosur thuajse të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.
Në qendër të bisedimeve mes Erdogan dhe Rama ka qënë çështja e përcaktimit të kufijve detarë me Greqinë dhe ndërtimi i banesave për banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës (2019), sipas premtimit të Erdogan.
Njoftimi turk nënvizon se në axhendën e takimeve të përfaqësive të dy vendeve, ata do të fokusohen në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
A po i paraprin ndonjë zhvillimi Rama me këtë vizitë dhe këtë marrëveshje? Apo sërish, përpara zgjedhjeve parlamentare, si edhe në vitet 2013 dhe 2017 viziton Turqinë dhe Erdoganin dhe merr mbështetjen që i nevojitet nga Sulltani?
Partneri strategjik i Shqipërisë që “shikon” drejt Europës është Turqia anadolle. E çfarë mund të themi më shumë! Gjithçka flet, ulërin!
Trumpi në Adriatik, koka në Stamboll! Katarë!