Putin vendosi që ‘Nord Stream 1’ të ndalojë furnizimin me gaz në të gjithë Europën, derisa kjo e fundit të vendosë heqjen e sanksioneve kundër Moskës, sanksione të vendosura pas sulmit të saj ushtarak në Ukrainë.
“Arsyeja e vetme e ndërprerjes së furnizimit janë vendosja e sanksioneve, këtë e themi që të informojmë popujt e Europës, për të parë se shkaku i mosfurnizimit të kontinentit me gaz janë qeveritë e tyre, të drejtuara dhe të urdhëruara nga BE-ja” – deklaroi zëdhënësi i qeverisë ruse.
“Gazprom, monopoli shtetëror i Rusisë, deklaroi ditën e premte, para 4 ditësh pra, që do të ndërmerrte këtë hap edhe për ‘Nord Stream 1’, por qeveritë e Europës e injoruan këtë paralajmërim tonin” – vazhdin deklaratën e tij përfaqësuesi i qeverisë ruse.
Rusia furnizon tani më me gaz, vetëm mes rrjetit të gazit të periudhës sovjetike Ukrainën, rrjet që mbetet i hapur, si dhe rrjeti tjetër i hapur është rrjeti ‘South Stream’ që kalon mes Turqisë.
Ndërkohë ushtarakë të lartë rusë parashikojnë që një pjesë e shteteve të Europës do të tërhiqen nga sanksionet e vendosura kundër Moskës, pasi nuk do të mund të administrojnë krizën energjitike dhe jo vetëm. Ndërsa popujt e vendeve të Europës shkaktarin e krizës duhet ta gjejnë tek udhëheqësit e tyre.
Nga ana tjetër Medvedev deklaroi publikisht se Gjermania është tashmë armiku kryesor i Rusisë dhe iu drejtua Europës duke thënë: “Kur plaku gjerman vendosi të ndërmarrë sanksione, duhet t’i kishte bërë llogaritë që do të kishte edhe këtë problemin “e vogël” të furnizimit me gaz”.
Po shkojmë pa kthim, drejt Luftës së Tretë Botërore.