Shokon Perëndimin Intervista e Kryebashkiakut Belg

/

Kryebashkiaku i Ambersës, qytetit më të madh të Belgjikës, në një intervistë dhënë lidhur me krizën ekonomike dhe situatën politike, bëri një seri deklaratash që kanë shokuar Belgjikën dhe Europën.

Bart de Wever mes të tjerash tha:

“Belgjika ka falimentuar, jemi Greqia e re, borxhi publik dhe shpenzimet publike paraqesin bilanc më negativ se të gjitha vendet e Europës jugore, krahasuar kjo…

sa për krizën energjitike duhet të themi që fajin nuk e ka Vladimir Putin, por vetë Europa, që vit pas viti zhduku dhe asgjësoi sektorin e prodhimit të energjisë. Nuk është një krizë e shkaktuar nga Putin, por një krizë e shkaktuar nga vetë Europa, teksa ndaloi së shfrytëzuari pasurinë e saj prodhuese. Për shembull, nuk lejohet sot në Europë shfrytëzimi, apo përpunimi i depozitave të naftës, gazit natyror dhe qymyrit. Dhe dy vendet më të pamend që kryesojnë listën, janë Gjermania dhe Belgjika, të cilat kanë abandonuar gjithashtu edhe energjinë bërthamore.”

Ndaj dhe natyrshëm çdo individ i arsyeshëm dhe i përgjegjshëm bën pyetje të tilla, si:

Një Europë që në sektorin energjitik vendosi të jetë e vartur nga Rusia, me çfarë logjikë ekonomike hyn në një luftë sanksionesh kundër Rusisë, kundër furnizuesit të saj?

Siç po duket Europa do të përplaset edhe ushtarakisht me Rusinë, mes NATOs? Ndërsa jemi në dijeni të armëve që vende anëtare po i dërgojnë Ukrainës.

A janë përllogaritur kostot e kësaj përballjeje, apo kupola qeverisëse e BE-së po punon kundër interesave të shtetasve europianë?

1 Comment

  1. Ka te drejte per ato cfare thote. Por mos eshte shume i vonuar?! Sot bejme vetem pyetje sepse nuk dime pergjigjet, por te gjithe e kuptojme qe eshte nje lufte ekonomike mes perendimit dhe lindjes qe sapo ka dale ne skene dhe kerkon dominimin e tregjeve boterore. Historia na tregon qarte se cfare ndodh kur njera pale mbyll dyert e tregjeve qe zoteron pala tjeter! Perendia na ruajt!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan në Beograd: "Kemi Politikë të Balancuar - Perëndimi të Mos Provokojë Moskën"

Next Story

Krishti dhe Mashtrimi i Madh i Kishës Katolike me Qefinin e Torinos

Latest from Info