Ministrja e Jashtme gjermane e bëri të qartë disa ditë më parë se dëshiron të përmbysë qeverinë ruse. Joe Biden i ka shpallur luftë gjysmës konservatore të vendit. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar është gati për një sulm të parë bërthamor, edhe nëse shkatërrimi është i përmasave të mapimagjinueshme.
“Urojini” mirëseardhjen fazës tjetër të kësaj lufte hibride, që synon jo vetëm Qeverinë Putinit, por edhe të gjithë popujt e Perëndimit.
Çdo luftë bazohet në dezinformin dhe mashtrim.
Nuk është e vërtetë që Gjermania nuk merr më gaz nga Rusia, gazi vjen në Evropë, por mes rrugësh të tjera. Pas sanksioneve dhe kërcënimeve për grusht shteti, Rusia aktualisht nuk po dërgon më gaz në Europë, por në të njëjtën kohë, kinezët e marrin gazin rus, e konvertojnë, e ripaketojnë dhe pastaj ua shesin gjermanëve, nga një rrugë shumë e gjatë transoqeanike. Gazi dërgohet në stacione të shumta dhe përshkon mijëra kilometra që të mbërrijë në destinacion, gjë që e bën të dëmshëm për mjedisin dhe e bën atë gjithmonë e më të shtrenjtë. Këta që predikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe ekonominë e gjelbër, po i japin dërmën mjedisit, ndërsa çmimin astronomik po ja ngarkojnë për ta paguar perëndimorit, qytetarit rrogëtar, atij njeriut të thjeshtë të cilin e kanë futur në centrifugën e politikave të çmendura.
Dhe ky ishte qëllimi që në fillim, duan të shkatërrojnë rrënjësisht popullsinë në Europë dhe politikanët përdorin çdo mjet për ta bërë këtë. Pra, europianët janë sot të shpronësuar, të poshtëruar, të gjynjëzuar, të thundruar dhe të uritur për shkak të inflacionit.
A mendon dikush seriozisht se është rastësi që industria e energjisë në Europë është “liberalizuar” rrënjësisht në njëzet vitet e fundit? Kurrsesi! Nuk është aspak rastësi, pasi qëllimi i vetëm i një operacioni të tillë është të mbushin xhepat ata që dominojnë tregun.
Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Rusia jo vetëm që po pasurohet çdo ditë falë politikës gjermane në Berlin dhe Brukselit, por edhe pronarët e kompanive të mëdha amerikane, pas gjithë kësaj që po ndodh, po zgjohen gjithashtu çdo mëngjes pas mureve të larta dhe gardheve, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Çmimi i burimeve të energjisë në muajt që vijnë, do të kalojnë në kolaps biznesin dhe banorët e Europës. Alarmi i kuq është ndezuar tek ata që po kuptojnë se çfarë po ndodh dhe çfarë është gatuar. Por tani që çmimet e tregut botëror për energjinë janë rritur artificialisht në vlera astronomike, megjithëse ka ende po aq sasi në treg sa gjashtë muaj më parë, nafta dhe gazi amerikan papritmas janë përsëri fitimprurëse. Fakt që duhet vlerësuar maksimalisht.
Kjo luftë nuk shpërtheu në shkurt të vitit 2022, edhe pse mediat kryesore propagandojnë pikërisht këtë. Kjo luftë ishte përgatitur kohë më parë, është përgatitur për të qënë e gjatë dhe po zhvillohet në shumë fronte. Për të mbajtur popullsinë në linjë, nuk ju duhen vetëm një ose më shumë armiq, por ju nevojiten edhe inskenime hipnotike luftarake.
Një gjë të tillë e përjetuam javën e kaluar në SHBA, kur “kukulla” e korruptuar Joe Biden, përballë një sfondi të kuq gjaku, i rrethuar nga ushtarë, si skenë Hollywood-i e përshkroi Donald Trump-in dhe mbështetësit e tij si një rrezik për shtetin dhe demokracinë, direkt dhe indirekt pra, u lut dhe nxiti një luftë civile në Amerikë.
Dhe meqë përmenda propagandën e Mediave dhe produksionet e propagandës mediatike, gëzohem kur lexoj sesi radioja shtetërore më e shtrenjtë në botë, transmetuesi publik në Gjermani, po shkatërrohet financiarisht. Ajo që ishte trumpeta e propagandës, duket të jetë shpërqëndruar tërësisht. Qeveria Sekrete Botërore, ata që administrojnë politikat globale, janë të gatshëm të sakrifikojë “prostitutat” që blenë dhe mjetet e tyre të propagandës, vetëm për të shpëtuar veten dhe për t’u larguar në paqe nga zallamahia.
Disa nga drejtuesit e Media-ve gjithashtu dhe mjeteve të propagandës kanë vërtet frikë se mos akuzohen një ditë si përgjegjës për veprimet e tyre. Si mund ta shpjegoni ndryshe që Mark Zuckerberg pranon publikisht se Facebook po censuron me urdhër të FBI-së? Ai dëshiron thjesht të ruajë “të pasmet” e tij, apo edhe të zbusë imazhin e tij në popull.
Të njëjtën ide në mendje më sjellin veprimet e të pështirit Anthony Fauci, krijesa që për dekada, me sukses, maskohet si shkencëtar dhe na predikon se vallaha shpenzoi shuma të mëdha parash nga taksapaguesit amerikanë, për të hulumtuar një sëmundje që në fakt nuk ekziston, krijesë edhe ky që jep dorëheqjen dhe po largohet nga skena publike. Pse vallë? Dhe pse tani? Tani që faktet për “Covid” dhe shiringat e zhvilluara dhe prodhuara prej tij kanë mbytur mbarë botën, janë futut në shumicën e humanëve mbi tokë dhe po rezultojnë të dëmshme. Kjo krijesë e vogël, tejet agresive dhe e pamëshirshme papritmas largohet dhe del në pension, pikërisht ky, sundimtari i vetëm i politikës shëndetësore të SHBA-ve.
Ky njeri diabolik, e kam thënë prej vitesh, i ka sjellë njerëzimit dëme të paimagjinueshme dhe për këtë duhet të jetë në një moment përgjegjës para ligjit, apo gjyqit të popullit. Por, gjërat po fillojnë ngadalë të ndryshojnë dhe është e dukshme. Kokat “e mëdha” janë të rënda tashmë dhe në tension, për të gjetur shtegun e shpëtimit. Javët dhe muajt e ardhshëm nuk do të jenë vetëm të pakëndshëm për shkak të mungesës së energjisë, por edhe sepse faza kanibaliste e kësaj lufte tani ka filluar. Tani skifterët kanë filluar t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, kjo është edhe arsyeja pse bota e mega bizneseve dhe mega të pasurve është kaq e zënë, kaq e angazhuar.
Kjo është luftë hibride, shumëdimensionale dhe me shumë fronte, e gatuar nga mendje diabolike, me shumë skena dhe prapaskena. Është luftë për epërsi ekonomike dhe jo për epërsi territoriale si luftërat e tjera, e drejtuar nga një sistem me tentakuala të githanëshme.
Vetëm në gusht, mijëra drejtues të lartë dhe pronarë kompanish hodhën paketa aksionesh në kompanitë e tyre sepse e dinë që kolapsi total po afrohet me shpejtësinë e dritës. Ata kanë mbushur baullet dhe janë gati të tërhiqen në botën e tyre të nëndheshme, derisa përplasja të shënojë “fund”, për të mos u prekur.
Për pak efekt: Vendpushimi luksoz i bunkerit “Oppidum”, në qytetin çek të Brodit, për shembull, mund të furnizojë banorët e tij miliarderë, pavarësisht nga bota e jashtme, deri në dhjetë vjet në rast emergjence.
***
I kthehem Ministres së Jashtme gjermane , e cila më 31 gusht në mënyrë indirekte i shpalli luftë Qeverisë Ruse kur theksoi se ajo personalisht do të bënte gjithçka për të mbështetur opozitën ruse, pa pyetur për vullnetin e zgjedhësve të saj. Por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë me znj.Baerbock dhe ëndrrat e saj absurde, zonja në fjalë është thjesht dhe vetëm një marionetë e të tjerëve, që merr dhe zbaton me përpikmëri dhe devotshmëri vendimet.
Është harruar fakti që politikanët janë punonjës / shërbëtorë të popullit dhe paguhen prej tyre, por kanë harruar edhe faktin që CO2 është baza e gjithë jetës në tokë.
A e dinë vërtet europianët se pjesa tjetër e botës po tund kokën me mosbesim ndaj tyre? A janë europianët të vetëdijshëm se shumica e mediave dhe analistëve, nga Azia deri në Amerikën e Veriut, kanë debatuar me javë të tëra se pse “Bota e Parë” sapo u shkatërrua me një njoftim?
Natyrisht, shumë njerëz të arsimuar jashtë Europës e dinë se kush po i tërheq fijet në të vërtetë, por habiten që europianët po dalin vullnetarë për të qënë mish për top në këtë luftë hibride.
Tani do të ishte një kohë e përkryer për t’i dhënë fund çmendurisë, sepse strukturat e vjetra prishen më shpejt seç ç’mund të imagjinohet, mjafton që popujt të kenë vullnetin ta bëjnë. Duhet një plan për këtë dhe një prijës që njeh sistemin e vjetër dhe të ketë një ide të qartë sesi ta përmirësojë atë, por shumë pak e kanë guximin të vendosin dorën mbi plagë.
Për këtë, rusët kanë zgjedhur Presidentin Putin!
***
Por prisni, ka edhe gjëra pozitive për të thënë! Në të vërtetë, ndryshimi i përmendur për një botë më të mirë duket i pandalshëm kur lexoj sa vijon (demaskim total):
Më 28 Prill 2020 u publikua “Kodi i Hollivudit: Kulti, Satanizmi dhe Simbolizmi – Si Filmat dhe Yjet e Manipulojnë Njerëzimin” (i disponueshëm në Amazon), me një kapitull emocionues: “Hakmarrja e 12 majmunëve, ngjitja dhe virusi korona, si fiksimi bëhet realitet”.
Më 15 dhjetor 2020 u publikua “Kodi i Muzikës: Frekuencat, Axhendat dhe Shërbimet Sekrete: Midis Ndërgjegjes dhe Seksit, Drogave dhe Kontrollit të Mendjes” (i disponueshëm në Amazon), me një kapitull: “Popstars si Marioneta Elite në shërbim Rendit të Ri Botëror – Corona”.
Më 10 maj 2021, u publikua “DUMBs: Bunkerët Sekretë, Qytetet nëntokësore dhe Eksperimentet: Çfarë fshehin Elitat”, me një kapitull të veçantë: “Adrenokromi dhe fëmijët e çliruar nga DUMB-ët”.
Më 18 mars 2022 u publikua “Konspiracioni muzikor modern: yjet e popit, hitet dhe videoklipet – për shpëlarjen e përsosur të trurit” (i disponueshëm në Amazon).
Më 26 gusht 2022 u publikua “Kodi i Hollivudit 2: Veprat Profetike, Axhenda e Alienëve, Rendi i Ri Botëror dhe Pedofilia – Ata Na tregojnë përmes Filmave”, me një kapitull: “Iluminati dhe Rendi i Ri Botëror në Hollywood”.
Ka ardhur koha që shumica të pasojë, ndjekë pakicën që është zgjuar, për të shpëtuar jetën, që mos kalojnë nga gjumi në vdekje të përshpejtuar mes barbarizmash dhe vuajtjesh.
Analize e persosur. ???? Bravo Mariela.
Lutem qe Zoti ta zgjoje shumicen e fjetur dhe ta ndricoje. ??