Parashikime ogurzeza nga lideri serb, shqetësim i shprehur prej tij për përballje ‘të nxehtë’ në muajt e ardhshëm.
Presidenti i Serbisë, A.Vuçiq, thotë se, “po vjen një luftë e madhe botërore” dhe pyetja “ku janë kufijtë”, nuk do të mund të bëhet pas një apo dy muajsh, apo më vonë.
Gjërat me të vërtetë nuk po shkojnë mirë.
Një ditë më parë, më 19 shtator, Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Nikolai Patrushev mbërriti në Kinë për të kodifikuar bashkëpunimin ushtarak pas marrëveshjes së arritur gjatë takimit midis Vladimir Putin dhe Xi Jinping në kuadër të Samiti të Organizatës së Shangait, në Samarkand të Uzbegistanit.
Fakti që Patrushev shkoi në Kinë është për t’u marrë seriozisht dhe për të mos u anashkaluar. Ai është një person që thuajse nuk udhëton ndonjëherë. Ai është Kreu politik i Forcave të Armatosura Ruse dhe Forcave të Sigurisë, me atribute edhe mbi Ministrin e Jashtëm, menjëherë pas Presidentit Putin për nga rëndësia dhe autoriteti.
Pakti i Shangait ka evoluar tani në “NATO të Lindjes” në një kohë rekord. Nuk e vini re këtë?
Zhvillimet janë të shpejta…!