Ja Pse Amerika Zhduku nga Politika Shqiptare Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati – Video

/

Jordan Bernt Peterson është një personalitet kanadez i Medias, psikolog klinik, autor dhe profesor në Universitetin e Torontos. Ai filloi të merrte një vëmendje të gjerë si intelektual në publik, në fund të viteve 2010 për pikëpamjet e tij mbi çështjet kulturore dhe politike, të cilësuara shpesh si “konservatore”, shpesh kritik ndaj vendimmarrjeve të Departamentit të Shtetit.

Në një prej analizave të tij mbi situatën gjeopolitike dhe luftën mes kampit Perëndimor, me aktor kryesor Amerikën dhe vasalen e saj Europën, dhe Rusisë dhe kampit të Lindjes, profesor Peterson deklaron përgjatë analizës së tij se ka bërë një bisedë kohët e fundit me ish Ministrin e Jashtëm shqiptar i cili i tha thënë se: “Janë disa liderë europianë që mendojnë se Presidenti Putin duhet poshtëruar për të marrë një mësim”. Dhe që në vazhdim të analizës së Peterson, kuptohet se të dy nuk ndajnë të njëjtin mendim me perëndimorët.

Sa më sipër na vërteton se Bushati paska qënë në rrymën e mendimit politik, nëse jo pro rus, në rrymën e mendimit politik kundër marrëzisë amerikane dhe hegjemonisë së saj, si dhe kundër përplasjes frontale me Rusinë.

Lidhjet e ish Ministrit të Jashtëm shqiptar me personalitete të tillë si profesor Peterson, tregojnë qartë se në cilin qark të mendimit politik qëndronte dhe qëndron z.Bushati, ndaj dhe ndërhyrja e menjëherëshme e amerikanëve për ta zhdukur një herë e përgjithmonë nga skena politike shqiptare.

Njëkohësisht, mes këtij fakti kuptojmë edhe një herë më shumë se politikën në Shqipëri nuk e ushtron asnjë shqiptar, por jemi protektorat politik, në më të paktën, i Departamentit të Shtetit.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mitsotakis: "Jemi në Luftë me Rusinë" - I La Grekët Pa Gojë!

Next Story

Morali & Politika

Latest from Info