Teksa janë ende të freskëta dafinat e fitores në Mariupoli, luftëtarët çeçenë të ushtrisë ruse, pas një pauze 3-mujore në luftime, po kthehen të diel, sërish në vijën e parë të frontit të luftës, kryesisht në Donbas dhe Lugansk, me mision kryesor thyerjen e operacioneve sulmuese ukrainase dhe kapjen e Kharkivit.
Gjithsej 10,000 burra, në tre Brigada mendohet që shumë shpejt do të arrijnë objektivin e fitores.
Ata janë të gjithë vullnetarë dhe dëshmuan se ishin luftëtarët më të mirë të rusëve, më efektivët, ishin ata që pushtuan Mariupolin dhe morën pjesë në kapjen e rajonit të Lugansk.