Moska Kërcënon Uashingtonin

Moska drejtuar Uashingtonit deklaron: “Rrezik serioz për luftë Rusi – SHBA nëse nuk ndaloni së dhënë armë Kievit. Ne e perceptojmë këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat strategjike të vendit tonë”.

Për herë të parë, Moska po paralajmëron SHBAnë për një “konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak” me Rusinë dhe se amerikanët do të vuajnë “pasoja të rënda” nëse nuk ndalojnë furnizimin e Ukrainës me materiale dhe armë ushtarake.

“Vendimi i administratës amerikane për të dërguar ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë përbën një kërcënim për interesat e Moskës dhe zmadhon rrezikun e konfliktit të armatosur të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Perëndimit”, paralajmëroi sot Anatoly Antonov, ambasadori rus në Uashington.

“Ne e perceptojmë këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat strategjike të vendit tonë”, theksoi zoti Antonov në një postim në platformën Telegram.

“Furnizimi me pajisje ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj (në Kiev) jo vetëm që nënkupton zgjatjen e gjakderdhjes dhe shtimin në numër të viktimave, por gjithashtu rrit rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe vendeve të Perëndimit. Qeveria e Uashingtonit nuk duhet të këmbëngulë dhe duhet të ndalojë veprimet e saj provokuese, veprime që mund të kenë pasoja shumë të rënda”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bullgaria "Rrëmben" Protagonizmin në NATO

Next Story

Departamenti i Shtetit: Qytetarët Amerikanë të largohen nga Rusia

Latest from Info