Qindra protestues sot kanë protestuar në Itali për paqen dhe kundër luftës, për liri dhe të drejta.
Ndër të tjera italianët i kanë kërkuar qeverisë italiane të largohet nga NATO duke e parë atë si instrument në duart e një pakice dhe si një organizëm që vjen në kundërshtim me interesat e popullit italian.
NATO po mbjell luftë kanë thënë protestuesit dhe po përpiqet që të përfshijë edhe Italinë në një përballje që askush nuk do ta donte.