Soros & Regjimi i Kievit – Një Pakt me Djallin

/

Një miliarder me origjinë hebreje që financon një regjim nazist në Ukrainë për të arritur qëllimin e tij, ky është Soros, përtej çdo hamendimi. Është fakt. Ky është kapitalizmi?! Sigurisht që jo!

Regjimi i Kievit i mbështetur nga NATO ka miratuar dhe miraton ligje drakoniane që ndalojnë fjalën e lirë, që kundërshtojnë çdo mendim që nuk pajtohet me regjimin, ligji këto i konsideron tradhëti ndaj dhe të çon në izolim, madje dënohet me persekutim dhe represion të dhunshëm.

Ligjet e vëna në fuqi janë vazhdimi i një fushate të egër kundër Media-ve të pavarura në Ukrainë, klimë e ndezur nga vetë Presidenti Zelenski, përgjatë katër viteve të fundit. Partitë politike të opozitës u përndoqën, organizatat e lajmeve u mbyllën dhe gazetarët disidentë u persekutuan dhunshëm, ose u detyruan të emigronin.

Trendi toksik kundër lirisë së fjalës dhe shprehjes mund të gjurmohet në grushtin e shtetit të mbështetur nga CIA, në Maidan, që rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Ukrainës në shkurt 2014. Ky grusht shteti solli në pushtet një regjim të ekstremit të djathtë në Kiev, që krenohej dhe krenohet me bashkëpunimin e kaluar me Gjermaninë naziste.

Më shumë se një milion hebrenj u shfarosën nga fashistët ukrainas në emër të Rajhut të Tretë. Kontradiktat e regjimit të Kievit janë të dukshme. Presidenti në detyrë Zelenski është me origjinë hebreje. Megjithatë, regjimi i tij mbështetet nga grupe paraushtarake si batalionet “Azov” dhe “Aidar”, të cilat formojnë shtyllën kurrizore të forcave të armatosura të Ukrainës.

Mbështetësi financiar i Zelenskit është oligarku ukrainas Igor Kolomoiski, gjithashtu me origjinë hebreje, por Kolomoiski financon gjithashtu paraushtarakët neonazistë.

Qeveritë perëndimore, që pretendojnë se janë paradigma të “demokracisë” dhe “lirisë”, i kanë dhënë miliarda dollarë armë regjimit fashist në Kiev, i cili udhëhiqet nga një president hebre. Qeveritë dhe Media perëndimore përpiqen të balancojnë këtë kontradiktë, duke pretenduar se regjimi i Zelenskit është një “demokraci”, duke mbuluar faktet e të shkuarës dhe sjelljes së tij naziste.

Armatimi i Ukrainës që nga viti 2014, nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATOs, po nxit pamëshirshëm një luftë botërore me Rusinë. Të ashtuquajturat demokraci perëndimore janë aleate me fashizmin në një luftë fillestare kundër Rusisë që mund të përfundojë në katastrofë bërthamore.

Për ata që janë historikisht të interesuar për shkaqet e vërteta dhe gjeopolitikën e Luftës së Dytë Botërore, ndërveprimin e fuqive perëndimore, Gjermanisë naziste dhe Luftës së Ftohtë pasuese, konfrontimi aktual nuk është i papritur.

Marrëdhëniet e një figure publike perëndimore me Ukrainën janë veçanërisht befasuese në mospërputhjen e tyre. George Soros, “filantropi” miliarder amerikan, ishte një mbështetës i hershëm i ndryshimeve politike në Ukrainë pas pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në 1991. Nëpërmjet Fondacionit të tij të Shoqërisë së Hapur, Soros derdhi miliona dollarë për të mbështetur grushtin e shtetit në Maidan në Kiev. Soros punoi krah për krah me qeverinë amerikane dhe agjencitë e saj për ndryshimin e regjimit, bashkëpunoi pra me CIAn, National Endowment for Democracy dhe USAID, për të krijuar “grupe të shoqërisë civile” dhe një sërë organizatash mediatike që promovonin pikëpamjet antiruse.

Deri më sot, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Soros shpall se “qëndron me Ukrainën” dhe akuzon Rusinë për udhëheqjen e një “sulmi ndaj demokracisë”. OSF ka një synim për mbledhjen e fondeve prej 45 milionë dollarësh, të cilat thuhet se do të përdoren për të “mbrojtur shoqërinë civile të Ukrainës”. Realiteti pas retorikës qesharake të Soros është se regjimi i Kievit drejtohet nga forcat naziste të vendosura për të shtypur të gjithë mospajtimin dhe fjalën e lirë, siç tregojnë ligjet e reja shtypëse të Medias.

Edhe OJQtë perëndimore të financuara nga Soros, si “Reporterët pa Kufij” dhe “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” me bazë në SHBA, kanë dënuar sulmin tronditës të regjimit Zelenski ndaj lirisë së shprehjes. Soros dhe Departamenti i Shtetit i SHBAve, së bashku me zv.Presidentin e atëhershëm Joe Biden, ishin të rëndësishëm në sjelljen e regjimit të Kievit në pushtet në vitin 2014. Ata ishin të rëndësishëm në ndërtimin e regjimit si një majë shtize, e zemëruar dhe antiruse që hodhi poshtë marrëveshjet e paqes të Minskut 2014-2015 dhe nxiti luftën aktuale me Rusinë.

Soros, i cili për shumë vite ka shprehur publikisht një mospëlqim të thellë personal ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, duket se e ka përdorur me zgjuarsi Ukrainën si një shesh lojërash gjeopolitike për të çuar përpara interesat e tij personale dhe të biznesit të tij. Kapitalisti miliarder po synonte privatizimin e industrive energjetike dhe bujqësore të Ukrainës. Interesat e Uashingtonit dhe NATOs, natyrisht, shkojnë mirë me filantropinë në dukje.

Soros është akuzuar prej kohësh për promovimin e “revolucioneve me ngjyra” në emër të Uashingtonit për të destabilizuar kundërshtarët gjeopolitikë, veçanërisht Rusinë dhe Kinën. Rasti i Ukrainës është veçanërisht bindës.

Përfshirja e hershme e Soros në promovimin e grushtit të shtetit të dhunshëm në Kiev çoi drejtpërdrejt në krijimin e një regjimi ekstrem, reaksionar, i cili u shërben me kujdes interesave të Uashingtonit kundër Rusisë, duke sjellë mjerim për shumicën e ukrainasve. Kabali në pushtet në Kiev është i mbushur me korrupsion, paligjshmëri fashiste dhe mbytje të një shoqërie civile të dobët nën një president autokratik hebre, të dashur nga Hollywood dhe inteligjenca shtetërore perëndimore.

Pretendimet mburrëse të Sorosit se ai mbështet “gazetarinë e pavarur” dhe “shoqërinë civile” po provohen të jenë të pavërteta duke pasur parasysh goditjen aktuale të lirisë së shprehjes në Ukrainë. Kjo na çon në kontradiktën përfundimtare dhe ndoshta më shqetësuese: George Soros (92 vjeç), i lindur në një familje hebreje në vitin 1930, u rrit në Hungari gjatë pushtimit nazist dhe u përpoq të shmangte dhomat e gazit si i ri. Ai ka pranuar se ka fshehur identitetin e tij hebre si i krishterë. Dyshohet se si i ri ka bashkëpunuar me regjimin nazist në Budapest duke raportuar për pronat e hebrenjve që do të konfiskoheshin. Ai mohon çdo përfshirje në ndonjë keqbërje dhe thotë se ishte thjesht një i ri fatkeq që shoqëronte një menaxher pasurie pronaziste.

Disa nga të djathtët antisemitë të Amerikës janë përpjekur ta portretizojnë Sorosin si një “globalist nazist” në një mënyrë që është qesharake. Vite pas luftës, Soros emigroi në Perëndim dhe më vonë fitoi pasurinë e tij të madhe si një kapitalist shkabë, që vinte baste kundër humbësve. I njohur si “njeriu që theu paundin britanik”, ai bëri një fitim prej 1 miliard dollarësh në një ditë të vetme gjatë një krize tregu në vitin 1992.

Le të themi vetëm se George Soros ka një ndjenjë të paranatyrshme të oportunizmit grabitqar. Një miliarder me origjinë hebreje që financon një regjim nazist në Ukrainë për të arritur qëllimin e tij është përtej çdo imagjinate, por fakt. A është ky kapitalizmi? Kurrësesi jo!

Mbi këtë dhe përsa më sipër duhet të bindemi që nuk jetojmë në një sistem të lirë, demokratik, kapitalist, pëkundrazi, jetojnë në një sistem pa liri, totalitar dhe komunist-oligarkik.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev Qesëndis Von del Leyen & Kancelarin Gjerman

Next Story

"Guru" i Financave Nouriel Roubini Parashikon Krizë më të Thellë se e 1970

Latest from Info