Admirali amerikan dhe kreu i ‘Stratcom’: “Lufta e Ukrainës është vetëm fillimi, lufta e madhe po vjen dhe përfshin armë bërthamore! Parandalimi ynë po fundoset, por ne shkëlqejmë në nëndetëse”.
Admirali amerikan Charles Richard, kreu i Komandës Strategjike të SHBA, paralajmëroi se lufta në Ukrainë është një “nxemje”, një prelud i sfidave më të mëdha ushtarake për SHBAnë në të ardhmen e afërt dhe kjo po shkakton të dridhura…
“E madhja” po vjen dhe është bërthamore, me SHBAnë si lojtarin kryesor”, paralajmëron admirali amerikan ndërsa Kina dhe Rusia konkurrojnë me Amerikën në arenën bërthamore, me SHBAtë që humbasin avantazhin e tyre të parandalimit konkurrues për shkak të armëve bërthamore të avancuara teknologjikisht, një fakt që nuk do ta lënë pa përgjigje.
Në një pikë tjetër të fjalës së tij, admirali amerikan thekson se, “fuqia e parandalimit ushtarak amerikan po zbehet. SHBA po humbet fuqinë e saj ushtarake pasi shkëlqen vetëm në nëndetëse. Kjo krizë e Ukrainës në të cilën jemi tani, është vetëm nxemja”. Këro tha shefi i ‘Stratcom’it amerikan Richard, në një fjalim në Simpoziumin Vjetor për Përditësimin e Industrisë të Lidhjes së Nëndetëseve Detare 2022, siç raportohet nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBAve.
“E madhja po vjen. Dhe nuk ka shumë kohë… është koha që ne të testohemi në mënyra që nuk jemi testuar për një kohë të gjatë.”
Konkurrenca bërthamore me Rusinë dhe Kinën.
Richard paralajmëroi se SHBA po humbet parandalimin e saj bërthamor kundër rivalëve si Kina dhe Rusia. “Ndërsa vlerësoj nivelin tonë të parandalimit kundër Kinës, anija po fundoset ngadalë”, tha ai. “Po zhytet ngadalë, por po zhytet në faktin se ata po e vendosin aftësinë në fushë më shpejt se ne.”
Në dokumentin e tij të 27 tetorit të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes, Pentagoni paraqiti gjithashtu një situatë të tmerrshme në ekuilibrin bërthamor midis SHBAsë dhe Rusisë dhe Kinës.
“Konkurrentët tanë kryesorë vazhdojnë të zgjerojnë dhe diversifikojnë aftësitë e tyre bërthamore, duke përfshirë sisteme të reja dhe destabilizuese, si dhe aftësi jo bërthamore që mund të përdoren për të kryer sulme strategjike”, tha sektori i rishikimit të aftësive bërthamore.
“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në zëvendësimin në kohë të sistemeve të vjetëruara që po i afrohen me shpejtësi fundit të jetës së tyre. Rivali kryesor është Kina, ajo synon të ketë të paktën 1.000 koka luftarake gati deri në fund të vitit 2030 dhe Rusia planifikon të vendosë 1.550 koka luftarake me rreze të kufizuar, sipas traktatit ‘START’ për mjetet lëshuese.
Republika Popullore e Kinës është sfida e përgjithshme për planifikimin e mbrojtjes së SHBAsë dhe një faktor në zhvillim në vlerësimin e parandalimit tonë bërthamor.
DPRKja ka nisur një zgjerim ambicioz, modernizim dhe diversifikim të forcave të saj bërthamore dhe ka krijuar një treshe bërthamore të sapolindur.
Rusia vazhdon t’i japë rëndësi armëve bërthamore në strategjinë e saj, vazhdon të modernizojë dhe zgjerojë forcat e saj bërthamore dhe të tundë armët e saj bërthamore për të mbështetur politikën e saj revizioniste të sigurisë”, tha admirali.
Sabrina Singh, Zëvendës-sekretarja e Shtypit e Pentagonit, në vend të sa më sipër shprehu më shumë besim për konkurrencën që Kina paraqiti në një konferencë shtypi, të premten e kaluar.
“Unë mendoj se ne ndihemi shumë të sigurt në aftësitë tona kur bëhet fjalë për Kinën ose Indo-Paqësorin në përgjithësi” tha ajo.
Richard tha në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes se Kina mbetet sfida e Amerikës.
“SHBA duhet të rrisë ritmin, duhet të nxitojë”, tha ai.
“Aftësitë tona nënujore janë ndoshta i vetmi avantazh i vërtetë asimetrik që kemi ndaj kundërshtarëve tanë”, tha Richard, në Konferencën e Departamentit të Mbrojtjes të SHBAsë.
Komandanti i ‘Stratcom’ i bëri thirrje ushtrisë amerikane që të shikojë prapa në vitet 1950 për t’u frymëzuar, për mënyrën sesi do të duhet të operojë, për të rikthyer avantazhin e saj konkurrues.
“Ne duhet të bëjmë një ndryshim të shpejtë, thelbësor në mënyrën sesi i qasemi mbrojtjes së këtij kombi”, tha Richard.
“Ne dinim të lëviznim shpejt, por e kemi humbur… zhdërvjelltësinë. Kina do të na konkurrojë, ndërkohë që Rusia edhe pse është ende e bllokuar, ajo mbetet e rrezikshme”.