Skandali i Përgjimeve në Greqi Merr Përmasa – Ministri i Shtetit Grek Bën Deklaratë “Bombë”

/

A. Skertsos deklaron: “Personat që mbajnë poste publike duhet të kenë kujdes sepse përgjohen. Komunikimet nuk janë të sigurta”!

Deklaratë e paimagjinueshme e Ministrit të Shtetit të Republikës së Greqisë.

Ministri i Shtetit, Akis Skertsos, në daljen e tij televizive në televizionin ANT1, bëri një deklaratë të paimagjinueshme mes së cilës pranoi se “komunikimet në Greqi nuk janë të sigurta” dhe se “ata që mbajnë poste publike duhet të kenë kujdes se çfarë thonë, mund të përgjohen”.

Më pas vendosi edhe “qershinë mbi tortë” duke thënë se “qeveria po përgjohet”, një deklaratë e përgjithshme dhe e paqartë, pra qeveria nuk e di nga kush, si dhe për sa kohë përgjohet.

I pyetur nga gazetarët për listën e dytë të të përgjuarve të publikuar nga gazetari i ‘Documento’ z.Vaksevani, ministri tha: “Ne e dimë që telekomunikacioni nuk është i sigurt. Jo tani, gjithmonë. Teknologjia ecën shumë shpejt. Ne e dimë se ka shumë software që mund të përgjojnë komunikimet”.

Ai shtoi: “Ata që mbajnë poste publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me atë që menaxhojnë si informacion dhe transferimin apo transmetimin e informacionit, sepse ka vërtet kërcënime me qëllim të keq që mund të përgjojnë komunikimet”.

Ndërsa deklaroi pa rezerva, duke shkaktuar shqetësim: “Shoh një qeveri që po përgjohet, kjo duhet të na shqetësojë” duke i lënë të gjithë të shtangur.

Nga listat e publikuara të personave nën përgjim, rezulton që një pjesë e madhe janë bashkëpunëtorë të afërt të kryeministrit Mitsotakis, sipërmarrës, gazetarë dhe persona publikë. Akuzohet kryeministri për një skandal të pahasur më parë në historinë e Greqisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Godasin Sërish Hakerat Iranianë - Nxjerrin Postën Elektronike të Drejtorit të SHISH

Next Story

Scholz: Europa të Vendosë Sanksione Kundër Iranit

Latest from Info