Formëzimi i masave, apo skimatizimi i masave, apo manipulimi i masave sipas Profesor Mattias Desmet (Psikolog belg, Master në Statistikë & Njohuri mbi Globalen) është një nga studimet që duhet ta lexojmë të gjithë. Nga fundi i vitit 2021 Desmet prezantoi konceptin e “formëzimit të masave” si një shpjegim për sjelljen irracionale të njerëzve lidhur me Covid19 dhe kundërmasat që lidhen me të.
Desmet paralajmëroi se formëzimi i masave (manipulimi) është proçes që çon në totalitarizëm. Ky është edhe subjekt i librit të tij të ri “Psikologjia e Totalitarizmit”. Puna e Desmet u bë e njohur nga Dr. Robert Malone, paraqitja e të cilit në podcast-in e Joe Rogan u pa nga rreth 50 milionë njerëz, si dhe nga Eric Clapton, i cili pretendoi se të vaksinuarit janë nën hipnozë masive, pasi pranoi se edhe vetë ai ishte mashtruar, apo manipuluar nga propaganda për vaksinën.
Ndërsa termi i kërkimit “formëzimi (manipulimi) i masave” u bë i njohur dhe publik shumë shpejt, ndodhi që Google manipuloi menjëherë rezultatet e motorit të kërkimit, në një përpjekje për ta diskredituar Desmetin, duke dashur të minimizonte rëndësinë e kësaj pune kërkimore dhe analitike, si dhe duke dashur të lexohet nga sa më pak nejrëz. Pse? Sepse Google është në thelb të lëvizjes globale drejt totalitarizmit.
Të kuptuarit e psikologjisë së turmës është më e dobishme se kurrë.
Ata që refuzojnë të mësojnë nga historia janë të detyruar ta rijetojnë atë dhe kjo duket veçanërisht e rëndësishme këto ditë, sepse, siç shpjegon Desmeti, nëse nuk e kuptojmë sesi ndodh formëzimi (manipulimi) i masave dhe ku na çon, nuk mund ta parandalojmë trajektoren e saj. Më poshtë Desmeti shpjegon se si arriti në përfundimin se ishim në proçesin e formëzimit të masave.
“Në fillim të krizës së koronavirusit, në shkurt 2020, fillova të studioj statistikat për shkallën e vdekjeve nga virusi, shkallën e vdekshmërisë nga infeksioni, shkallën e vdekshmërisë nga rastet e kështu me radhë, dhe menjëherë, mora përshtypjen (përkrah meje edhe disa statisticienë me famë botërore) që statistikat dhe modelet matematikore të përdorura qëllimisht e mbivlerësuan në mënyrë dramatike rrezikun e virusit.
Menjëherë shkrova një postim duke u përpjekur të tërhiqja vëmendjen e njerëzve për disa nga gabimet. Por vura re se njerëzit thjesht nuk donin të dëgjonin. Ata nuk mund të shikonin as gabimet më të dukshme në nivelin e statistikave të përdorura. Njerëzit thjesht nuk mund ta shikonin, kuptonin, perceptonin çfarë po ndodhte.”
Kjo përvojë e hershme e bëri Desmetin të fokusohej në mekanizmat psikologjikë të përdorur në shoqëri dhe u bind se fenomeni që po shikonin ishte në fakt rezultat i një procesi në shkallë të gjerë të formëzimit të masave, sepse tipari më i rëndësishëm i kësaj tendence psikologjike është se i bën njerëzit rrënjësisht / thellësisht të verbër, ndaj çdo gjëje që kundërshton narrativën që ata besojnë (pasi u është servirur me bombardim mediatik / propagandistik).
Në thelb, ata u bënë të paaftë të distancoheshin nga bindjet e tyre dhe për këtë arsye të paaftë për të vlerësuar të dhënat e reja. Desmet vazhdon:
“Një veçori tjetër shumë specifike është se ky proces i formëzimit të masave (manipulimit të tyre) i ka bërë njerëzit të gatshëm të sakrifikojnë tërësisht çdo gjë që është e rëndësishme për ta, shëndetin e tyre, pasurinë e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Kur dikush bie nën ndikimin e një proçesi të formëzimit të masave, bëhet radikalisht i gatshëm të sakrifikojë çdo interes personal. Një karakteristikë e tretë, për të përmendur është fakti se, kur njerëzit janë nën kontrollin e një proçesi formëzimi të masave, zakonisht tregojnë një prirje për të qenë mizorë ndaj njerëzve që nuk ndjekin narrativën që ka ndjekur masa. Zakonisht e bëjnë këtë, sikur të ishte një detyrë morale e pavetëdijshme, por primare.
Këta njerëz priren fillimisht të stigmatizojnë të tjerët dhe më pas të shkatërrojnë, ose të eliminojnë njerëzit që nuk ecin në një hap me masat.
Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kuptojmë mekanizmat psikologjikë që përdoren, sepse nëse i kuptojmë mekanizmat, mund të parandalojmë që manipulimi i masave të bëhet aq i thellë dhe ndikues, sa njerëzit arrijnë në këtë pikë kthese, në të cilën janë të bindur me fanatizëm se duhet të shkatërrojnë ata që nuk ecin me parimet e proçesit.
Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet mekanizmi. Nëse e kuptojmë këtë, mund të sigurohemi që turma, masa, së pari do të shkatërrojë vetveten ose do të rraskapitet, përpara se të fillojë të shkatërrojë njerëzit që nuk ecin me masën.“
Kjo është ajo që përshkruan libri i Desmet, si shfaqet një masë, një turmë në një shoqëri, në çfarë kushtesh shfaqet, cilët janë mekanizmat e proçesit të manipulimit të masave dhe çfarë mund të bëjmë për të. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Zakonisht, është e pamundur të zgjosh masat. Sapo ndodh një proces i manipulimit të masave në një shoqëri, është edhe më e vështirë për ata që nuk janë në hap me masat, që t’i zgjojnë ato. Por (zgjimi i tyre) është detyra jonë, (sepse) në këtë mënyrë do të qëndrojmë të ndarë nga masat dhe udhëheqësit e tyre dhe nuk do të vdesim bashkë me ta.”
Në të vërtetë, për ne që ia dolëm mbanë dhe i rezistuan turbullimit të narrativës irracionale rreth Covid-it, ashpërsia me të cilën jemi trajtuar nga lidershipi politik, media dhe njerëzit që janë përpjekur të na detyrojnë të pajtohemi, ka qenë tronditëse dhe e neveritshme. Shumë u sulmuan fizikisht, madje disa u vranë, thjesht sepse nuk mbanin maskë në fytyrën, sepse e dinim se kjo ishte një strategji parandaluese e padobishme dhe jo vetëm kaq, e dëmshme.
Konteksti historik për manipulimin e masave.
Është më e lehtë të kuptohet se çfarë është manipulimi i masave nëse e mendojmë si hipnozë masive, sepse formëzimi dhe hipnoza nuk janë thjesht të ngjashme, janë identike. Manipulimi i masave është një lloj hipnoze që ndodh kur plotësohen disa kushte. Dhe, gjëja më shqetësuese është se këto kushte dhe ekstaza hipnotike na rezultojnë historikisht që t’i kenë paraprirë gjithmonë instalimit të regjimeve totalitare.
Ndërsa totalitarizmi dhe diktatura klasike ndajnë disa karakteristika, ka dallime të shqueshme në nivel psikologjik. Sipas Desmetit, një diktaturë klasike, në planin psikologjik, është shumë primitive. Është një shoqëri që i frikësohet një grupi të vogël, një regjimi diktatorial, për shkak të potencialit të tij agresiv.
Totalitarizmi, nga ana tjetër, lind nga një mekanizëm psikologjik shumë i ndryshëm. Është interesante se shteti totalitar nuk ekzistonte në të vërtetë para shekullit të njëzetë. Është një fenomen relativisht i ri dhe bazohet vetëm në formëzimin / manipulimin e masave, ose hipnozën e masave.
Kushtet për këtë gjendje hipnotike masive (të renditura më poshtë) u plotësuan për herë të parë, pak para ngritjes së Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, kështu që ky është konteksti ynë historik. Të njëjtat kushte u plotësuan sërish pak përpara krizës së Covid. Ajo që po shohim tani është një lloj tjetër totalitarizmi, kryesisht për shkak të përparimeve teknologjike që kanë krijuar mjete shumë efektive për të influencuar nënkuptueshëm publikun.
Tani kemi mjete shumë të sofistikuara me të cilat mund të hipnotizojmë masa shumë më të mëdha njerëzish, sesa mund të bënin në kohët e mëparshme. Por totalitarizmi ynë sot është global dhe jo rajonal, si dhe lufta e informacionit është më e sofistikuar se çdo gjë që nazistët mund të përdornin, por dinamikat themelore psikologjike janë ende identike.
Kuptimi i hipnozës së masave.
Pra, cilat janë këto dinamika psikologjike? “Manipulimi masiv” është një term klinik që në terma laikë mund të përkthehet thjesht si një lloj hipnoze masive, e cila mund të ndodhë në kushte të caktuara.
Kur hipnotizoheni, gjëja e parë që hipnotizuesi do të bëjë është t’ju shpërqendrojë ose t’ju largojë nga realiteti apo mjedisi rreth jush. Më pas, përmes proçesit të tij hipnotik, zakonisht një rrëfim shumë i thjeshtë ose fjali e thënë me zë të lartë, hipnotizuesi do ta përqendrojë vëmendjen tuaj në një pikë të vetme, për shembull, në lavjerrësi në lëvizje ose vetëm tek zëri i tij.
Nga këndvështrimi i personit të hipnotizuar, do të duket sikur realiteti është zhdukur. Një shembull ekstrem i kësaj është përdorimi i hipnozës për t’i bërë njerëzit të pandjeshëm ndaj dhimbjes gjatë operacionit. Në këtë gjendje, fokusi mendor i pacientit është aq i ngushtë dhe intensiv, saqë ai nuk vëren se trupi i tij është i prerë me bisturi.
Në të njëjtën mënyrë, nuk ka rëndësi se sa persona janë lënduar nga masat e Covid, sepse fokusi është tek Covid dhe gjithçka tjetër psikologjikisht është zhdukur.
Njerëzit mund të vriten masivisht nga çdo gjë dhe të hipnotizuarit thjesht nuk mund ta shohin atë. Fëmijë mund të vdesin nga uria, miq të tyre mund të vrasin veten nga dëshpërimi financiar, por asgjë nga këto nuk do të ketë ndikim psikologjik tek të hipnotizuarit, sepse për ta, vuajtja e të tjerëve nuk regjistrohet. Një shembull i përsosur i kësaj verbërie psikologjike ndaj realitetit është sesi vdekjet dhe lëndimet nga vaksina Covid, thjesht nuk njihen, nuk merren parasysh dhe as nuk konsiderohen tronditëse.
Njerëzit do të marrin vaksinën, do të pësojnë lëndime masive dhe madje edhe probleme të përhershme dhe do të thonë “Faleminderit Zotit që e mora vaksinën ose do të kisha qenë shumë më keq”. Ata nuk mund ta kuptojnë, perceptojnë mundësinë që vetë vaksina mund t’i ketë sëmurur. Kemi parë njerëz të shprehin mirënjohje për vaksinën edhe kur dikush që ata donin ka vdekur brenda disa orësh, ose ditësh, pas marrjes së saj! Është veçse tronditëse. Por dinamika psikologjike e hipnozës e shpjegon këtë sjellje irracionale, ndryshe të pakuptueshme, por është ende shumë surreale.
“Edhe pse duke ditur mekanizmat që funksionojnë, unë ende habitem sa herë që ndodh”, thotë Desmet. “Pothuajse nuk mund ta besoj atë që shoh. Unë njoh dikë, burri i së cilës vdiq disa ditë pas vaksinës, në gjumë, nga një atak në zemër. Dhe mendova se tani ajo do të hapë sytë dhe do të zgjohet. Aspak! Ajo thjesht vazhdoi në të njëjtën mënyrë fanatike, ndoshta edhe më fanatike, të fliste sesa të lumtur duhet të jemi sepse e kemi këtë vaksinë. E pabesueshme, por fakt.”
Rrënjët psikologjike të formëzimit (manipulimit) të masave.
Siç u përmend, formëzimi i masave ose hipnoza e masave mund të ndodhë kur ekzistojnë kushte të caktuara psikologjike në një pjesë mjaft të madhe të shoqërisë. Kushtet kryesore që duhet të ekzistojnë që të ndodhë manipulimi, janë:
*Vetmia e madhe dhe mungesa e lidhjeve sociale;
*Përjetimi i jetës si e pakuptimtë, pa qëllim (kujtoni fjalët e Klaus Schwab: “Për të qenë të lumtur, jeta jonë nuk duhet të ketë kuptim”);
*Ankthi, pasiguria dhe pakënaqësia e përhapur në masa (ankth që nuk ka ndonjë shkak të dukshëm ose të dallueshëm), që çojnë në frustrim dhe agresion e që lundron mbi të gjithë, duke rezultuar një ndjenjë jashtë kontrolli (frustrimi dhe agresioni nuk kanë ndonjë shkak të dallueshëm, por janë thellësisht të ndikueshëm).
Si lind manipulimi i masave në një shoqëri.
Sapo një pjesë mjaft e madhe e shoqërisë ndihet e frikësuar dhe jashtë kontrollit, ajo shoqëri bëhet jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj hipnozës masive. Desmet shpjegon:
“Izolimi social, mungesa e të kuptuarit, ankthi i pakufi, zhgënjimi, janë disa elementë që çojnë në manipulim masiv, sepse nëse njerëzit ndihen të shqetësuar, pa e ditur se për çfarë ndihen të shqetësuar, zakonisht ndihen edhe jashtë kontrollit. Ata mendojnë se nuk mund të mbrojnë veten.
Dhe, nëse në këto kushte, ngacmimi shpërndahet përmes mjeteve të komunikimit masiv, duke vënë në dukje objektin e ankthit të tyre dhe në të njëjtën kohë, duke ofruar një strategji për trajtimin e objektit të ankthit, atëherë i gjithë ky ankth që qarkullon në mënyrë të pandërgjegjshme lidhet me objektin, projektuar si shkak.
Sado irracional të jetë, ne e besojmë sepse projektohet si shkaku i anktheve tona dhe mund të ketë një vullnet të jashtëzakonshëm për t’u përfshirë në një strategji për t’u marrë me objektin e ankthit, sado irracionale të jetë strategjia. Pra, edhe nëse është e qartë që nga fillimi, për këdo që kujdeset të shohë (kuptojë), se strategjia e përballimit të objektit të stresit mund të shkaktojë shumë më tepër viktima, sesa vetë objekti i stresit.
Ky është hapi i parë i çdo mekanizmi të rëndësishëm të ndërtimit të masave. Qofshin kryqëzatat, apo gjuetia e shtrigave, apo Revolucioni Francez, apo fillimi i Bashkimit Sovjetik, apo Gjermania naziste, shohim kudo të njëjtin mekanizëm, vazhdimisht.
Kur ka shumë stres të pakufi, dikush që ofron një rrëfenjë, që tregon objektin e stresit dhe një strategji për trajtimin e tij, atëherë i gjithë ankthi shoqërohet me objektin (e propozuar) të ankthit. Kështu funksionon. Njerëzit angazhohen në një strategji përballimi të objektit të stresit, që u jep një avantazh fillestar të rëndësishëm psikologjik dhe që më pas kanë përshtypjen se mund ta kontrollojnë stresin, pasi e lidhin me një objekt dhe kanë një strategji për ta trajtuar atë”.
Armiku i brendshëm është i nevojshëm.
Tani përballemi me një situatë më të komplikuar se kurrë, sepse totalitarizmi në zhvillim nuk ka armiq të brendshëm, me përjashtim të qytetarëve që nuk hipnotizohen dhe nuk zbatojnë rregullat e masës. Gjermania naziste, për shembull, së pari shkatërroi armiqtë e jashtëm që u ngritën kundër saj.
Shtetet totalitare kanë gjithmonë nevojë për një armik të brendshëm. Kjo është diçka që George Orwell e përshkroi shumë mirë në librin e tij “1984”, që proçesi i manipulimit të masave të vazhdojë të ekzistojë, duhet të ekzistojë një armik i brendshëm mbi të cilin shteti mund të përqendrojë agresionin e masave të hipnotizuara.
Mesa duket, objekti i agresionit të masave të hipnotizuara dhe totalitarizmit global jemi ne, të pabindurit, skeptikët, të pahipnotizuarit dhe dyshuesit e asaj që na ofrohet. Armiqtë pra të sistemit janë qytetarët që nuk hipnotizohen. Me këta ka qënë dhe është lufta. Nëse ne dorëzohemi, totalitarizmi është qeveria e re botërore mbi të gjithë. Na mbetet të rezistojmë për të dy kategoritë, për njerëzimin, për njeriun.