Zyrtare tashmë, Elon Musk njoftoi rikthimin e Donald Trump në Twitter.
Më shumë se 15 milionë përdorues të Twitter votuan në një sondazh të postuar për rivendosjen e ish presidentit amerikan Donald Trump në platformë.
51.8% votuan pro rikthimit të llogarisë së tij dhe rezultatet u publikuan nga vetë Elon Musk duke theksuar se “Populli ka folur. Trump do të rikthehet”.
Llogaria e Trump në Twitter, e cila kishte më shumë se 88 milionë ndjekës përpara se të bllokohej më 8 janar 2021, filloi të fitonte ndjekës dhe kishte afro 100.000 ndjekës në mbrëmjen e së shtunës vonë.
Më herët, disa përdorues fillimisht raportuan se nuk mund të ndiqnin llogarinë.
Trump, megjithatë, nuk dukej veçanërisht i etur për t’u kthyer.
“Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”, tha ish presidenti përmes një video kur u pyet nëse planifikonte të kthehej në Twitter nga një panel në takimin vjetor të lidershipit të Koalicionit Republikan Hebre.
Ai tha se do të qëndrojë me platformën e tij të re “Truth Social”, aplikacionin e zhvilluar nga startup-i i tij Trump Media & Technology Group (TMTG), të cilin ai tha se po ecën “jashtëzakonisht mirë”.
Twitter nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Ai vë në dukje se llogaria tashmë është bërë e aksesueshme dhe brenda pak orëve nga riaktivizimi i saj, ndjekësit u rritën në qiell, ndjekësit e rinj kaluan shifrën 1.7 milionë.