Një Grusht Berishës që Rrënon Ramën

/

Një akt i orkestruar grushti ndaj kryetarit të opozitës Berisha që:

E-meton terror dhe frikë.

D-estabilizon vendin.

I-njekton urrejtje dhe përçarje.

R-ikonfirmon pasigurinë.

A-natemon demokracinë.

M-ekon krimin.

A-pelon se vendi është në rrezik.

Teksa preket dhe goditet dhunshëm Sali Berisha kreu i Opozitës, jeta e të gjithëve ne, është pop-corn në shi.

Një akt që në moment mund ta kalonte vendin në destabilitet dhe që mund të ndodhte që turma e irituar të përplasej me policinë dhe institucionet, në humbje të logjikës dhe gjakftohtësisë, iniciuar nga nja akt në thelb kriminal.

Përçarje totale mes shqiptarëve, të indinjuarit me aktin, të logjikshmit nga një anë dënojnë aktin dhe nga ana tjetër ata që “fërkojnë barkun” duke thënë “sa mirë ja bënë Berishës”.

Goditet kreu i opozitës dhe jo kreu i pushtetit, ndaj të cilit bie pesha e pakënaqësisë, e krizës, e kaosit, e pasigurisë, e grushtit dhe tritolit. Dhe teksa sot goditet fizikisht Berisha jemi të gjithë të pasigurtë. Të gjithë!

Këto akte na rikonfirmojnë se jemi në pasiguri të ngritur në një sistem që godet persona të synuar, në sistem që piketon dhe godet, për rrjedhojë nëse ngre krye, të vjen radha për një grusht, apo gjithçka tjetër që mund të të dëmtojë fizikisht, profesionalisht, moralisht, familjarisht, në çdo sferë të jetës.

Kriminelët në rrugë, vepra penale që kryen teksa orkestrohen nga politikanë dhe nga vetë kreu i qeverisë, janë epilogu i faktit të themelimit të regjimit. Përdoruesit e drogës, trafikantët e produkteve dhe mishit të bardhë, kondrabandistët, vrasësit dhe dhunuesit mbështeten, përdoren dhe amnistohen pas akteve kriminale nga vetë shteti më pas, me epikriza psiqike, apo çfarëdolloj justifikimi.

Socialistët sot, ata të logjikshmit, qytetarë të denjë besoj se ndihen të ndrydhur dhe të turpëruar. Sot janë të bindur që kreu i tyre duhet të largohet sa më shpejt, sepse vendi është në rrezik, demokracia ka rrënë, rendi është vegël dhe jo institucion, siguria është selektive, ekonomia është në kolaps, paraekonomia apo ajo ekonomia e nëndheshme është ana tjetër e çertifikuar e monedhës së regjimit të tiranit.

Kancelaritë e vendeve europiane sot janë larguar nga Shqipëria me një vulë relevike skualifikimi dhe përbuzjeje.

I vetmi vend në botë që goditet kreu i opozitës dhe jo kryeministri apo presidenti. Po çuditen europianët! Por, u bindën edhe një herë më shumë për atë që jemi dhe për atë që nuk do të mund të bëhemi.

Deri në vitin 2011 dhunën e identifikonin me Berishën, prej 21 janarit 2011 dhe deri në aktin e sotëm, dhuna po identifikohet me socialistët dhe Ramën personalisht. Sot e kanë radhën socialistët për të reaguar dhe duhet të bëhen bashkë për të larguar marrëzinë nga froni. Ka shumë e shumë socialistë qytetarë të denjë dhe të përkushtuar për këtë strukturë politike, për institucionet dhe vendin.

Sa i sigurtë është tani vetë kryeministri nga ndonjë “grusht” i çdo forme dhe materieje? Si do të reagojë turma tani dhe në vazhdim?

Ky rrugaçi patjetër që teksa ka kaq zell të godasë kreun e opozitës, duhet të jetë anëtar ose militant, ose patronazhist, ose i betuar i pozitës socialiste. I duhet parë jeta politikopartiake këtij rrugaçit, për të bërë socialistët e logjikshëm bashkë!

Socialistë dënoni aktin e dhunës sot, që mos e shikoni nesër “plumbin” të dalë me “plumb”!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sulme Ukrainase në Tre Baza Ruse

Next Story

James Stavridis: "Sulmet Ndaj Bazave Ruse Janë Një Kthesë Jashtëzakonisht e Rrezikshme në Luftën në Ukrainë!"

Latest from Info