Zjarre dhe përleshje në rrugët e Parisit, dhjetëra policë të plagosur.
Episodet pas sulmit të armatosur me tre kurdë të vrarë.
Demonstratat kanë shpërthyer në Paris pasi një person i armatosur 69-vjeçar vrau tre anëtarë të komunitetit kurd. Ngjarjet janë ndezur në kryeqytetin francez me protestuesit që janë mbledhur në vendin e tragjedisë dhe janë përplasur me forcat e policisë.
Parisi i ngjan një fushëbeteje, ndërsa dhjetëra policë janë plagosur.
Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë protestuesish kurdë, pranë një qendre kulturore kurde, në qendër të Parisit, para së cilës sulmuesi vrau tre persona. Incidentet filluan kur turma u përplas në një kordon të forcave të sigurisë që mbronin Ministrin e Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili mbërriti në vendngjarje.
Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hodhën objekte në drejtim të tyre, dogjën kazanët e plehrave dhe ngritën barrikada.
Anëtarët e komunitetit kurd dhe tre të vdekurit.
“E ngrirë” bashkësia ndërkombëtare ndjek kronikën e sulmit të përgjakshëm në Paris. Të tre personat e vrarë ishin anëtarë të komunitetit lokal kurd, siç tha për Reuters avokati i qendrës kurde ku ndodhi dhe sulmi, David Aditch.
Më herët, një person i armatosur hapi zjarr në një qendër kulturore kurde dhe një kafene kurde pranë qendrës së Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë.
Prokurorët deklaruan se po hetojnë mundësinë e një motivimi racizmi si shkak të sulmit.
Momenti i arrestimit të 69-vjeçarit.
Burime gjyqësore përmendin se 69-vjeçari “kishte dalë rishtazi nga burgu. Çështja e tij ishte gjykuar dhe ishte dënuar, por u la i lirë pas gjykimit të aplelimit”.
Sipas përfaqësuesit të prokurorisë aë Parisit, dy persona të tjerë janë plagosur më lehtë në fytyrë, përkrah vrasësit.
Ndonëse autori 69-vjeçar i sulmit në lagjen e 10-të të kryeqytetit francez është arrestuar dhe arma me të cilën ka shkaktuar vdekjen është konfiskuar, zona mbetet e rrethuar.
Për momentin po shqyrtohet edhe nëse çështja duhet të cilësohet si terroriste dhe për rrjedhojë të merret shërbimi antiterrorist i Francës.
Objektivi i sulmit të 69-vjeçarit ishte i trefishtë, pasi sipas kryebashkiakut të lagjes 10-të të Parisit, të shtënat u kryen në një qendër kulturore kurde, në një restorant dhe në një parukeri.
69-vjeçari që hapi zjarr ka nënshtetësi franceze. Ai ishte në pension nga Unioni i Hekurudhave Franceze (SNCF) ku punonte si shofer dhe lindi në vitin 1953 në Montreux, në departamentin Saint-Saint-Denis.
Një dëshmitar okular tha se 69-vjeçari hyri në qendrën kulturore kurde dhe hapi zjarr përpara se të shkonte në një parukeri. Një tjetër dëshmitar okular tha se “njerëzit ishin në panik dhe bërtisnin ‘ai është këtu, ai është këtu, eja’ duke treguar drejt parukierisë”. “Pashë njerëz në tokë me lëndime në këmbë, pashë gjak, njerëzit ishin në shok dhe panik”, shtoi i njëjti dëshmitar.
“Dëgjuam të shtëna armësh. Pamë njerëz që vraponin majtas dhe djathtas. Pesë deri në gjashtë minuta më vonë, hymë në një parukeri për të shpëtuar veten”, tha për rrjetin BFMTV Ali, i cili ishte dëshmitar okular i tragjedisë së sotme në lagjen 10-të të Parisit.
“Papritur pashë një burrë, rreth të 60-ave, duke qëlluar verbërisht në rrugë. Pastaj pamë policët që kishin arrestuar një burrë, pak të madh dhe të gjatë. Ishin tre të plagosur. Më kërkuan të thërrisja zjarrfikësin, thirra zjarrfikësin dhe policinë për të informuar se ka të lënduar. Burri qëllonte verbërisht”, shtoi Aliu, i cili ende nuk mund ta besojë se është gjallë.
Në një postim në Twitter, kryebashkiaku i kryeqytetit francez falënderoi policinë “për ndërhyrjen e saj vendimtare gjatë sulmit të frikshëm” duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.