2025: Basha Play-Maker me Logon PD & në Bashkëqeverisje me Ramën!

/

Në politikë përzgjedhjet bëhen në mënyrë konstante mes dy situatave apo personave dioabolikë. Kështu që nuk ka pse ju bën përshtypje loja e Bashës dhe e të tijve.

Duhet të jemi naivë të besojmë, akoma edhe më tepër naivë të duam dhe të kërkojmë moral në politikë. Nuk ka moral, sidomos në këtë vendin tonë, që fatet janë determinuar dekada më parë, prej të tjerësh, por që po administrohen përsosmërisht mirë nga “trapezoidi” politik.

Sali Berisha e di shumë mirë që Basha do të mbajë logon dhe vulën e PD-së, e ka ditur prej kohësh, mes gjykatës dhe të gjitha makinacioneve “politike” dhe proçeduriale të tij. Nuk është hera e parë që mes proçedurash Basha ose i shpëton ndëshkimit, ose shkon drejt suksesit.

Është thuajse e qartë të kuptosh që Basha do të mbajë Partinë Demokratike, Berisha dhe Meta do të krijojnë magmën e tyre politike opozitare, që realisht do të jetë e dyta pas forcës sot të majtë në pozitë, por pa të ardhme për të qenë në vitin 2025 qeverisëse.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 parlamenti shqiptar nuk do të ketë më 140 deputetë, numri i deputetëve do të kufizohet në 100, mirë do të ishte, për mendimin tim pesonal, deputetët të ishin vetëm 80. Në këto kushte, Partia Demokratike e Bashës sikur edhe 8%-12% të votave të marrë në rang vendi, që do i marrë sepse ka shumë të djathtë që do të qëndrojnë pas logos dhe të cilëve nuk u pëlqen koalicioni me Metën, do të shndërrohet kështu në Play-Maker (kujtoni Ilir Metën e vitit 2009, që me 4 deputetë, mori disa Ministri dhe i futi “plugun” Partisë të atëherëshme Demokratike të Sali Berishës). Kodi elektoral do të ndryshojë në formë të tillë që asnjë votë e Bashës të digjet, por të kalkulohet në një përqindje proporcionale kombëtare.

Mos u ngutni të thoni sesa shumë të djathtë do të qëndrojnë me Berishën, do të jenë edhe ata hijenat nuhatëse, apo edhe ata të cilëve kjo që po shkruaj unë si analizë, do u thuhet, do u deklarohet nga vetë Basha si fakt, të cilët do të binden që të qëndrojnë me të që prej këtyre zgjedhjeve lokale dhe në vazhdim, në mbështetje të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës që do të bashkëqeverisë.

Sërish shumicën e Bashkive do ta ketë e majta, padyshim do të ketë edhe opozita.

Ajo që sot i intereson Bashës është që të marrë PD-në si trashëgim, si “brand”, si patentë politike, që të garojë me aq mundësi sa do të ketë në këto zgjedhje lokale. Buxhetin e shtetit do e investojë në çdo Bashki pa e kursyer tani në, për ta mbajtur partinë në këmbë dhe teksa njerëzit do të kuptojnë që në vitin 2025 do të jetë në qeverisje, mes një bashkëqeverisjeje, do të jenë të shumtë ata që do i bashkohen. (Besoj që e besoni se 1 në 10 persona është interesaxhi. Apo jo? Apo mos janë edhe më shumë?)

Nuk e kuptova dhe nuk kuptoj lëvizjet e pamençura të disave që deri dje merrnin hunjtë dhe shkopinjtë për të mbrojtur Bashën, sot zgajten tek Berisha. Papjekuri politike, ose teksa janë dëbuar janë në kërkim të një fijeje që do i mbajë mbi sipërfaqe, për të mos u mbytur. “Babakaloja” u ka treguar ndonjë përrallë natën e Vitit të Ri dhe i ka marrë në qafë.

Në terrenin e Berishës në vitin 2025 do të jenë dhe do të mbeten ata të rithemelimit.

Në terrenin e Bashës në vitin 2025 do të jenë dhe do të mbeten ata që sot janë me Bashën.

Nuk më duket se Berisha dhe Meta e kanë qeverisjen qëllim në vetvete. Por që padyshim duan të krijojnë një opozitë solide dhe të madhe në numra. Pse jo! Ndoshta edhe mund të shkrihen në një parti të vetme. Çdo gjë e mundshme.

Sot, në shumicën e bashkive do të ketë 3 kandidatë dhe në vitin 2025, në zgjedhjet parlamentare Shqipëria do të qeveriset me bazë “të gjerë”, Rama – Basha.

Politika është luftë për ekzistencë. Në luftë reale, në atë me armë pra, vritesh vetëm një herë dhe të varrosin me nderime, në politikë mund të vritesh disa herë dhe në fund të të vendosin në krye me nderime, për arsye dhe rrethana që ndonjëherë nuk varen prej teje, por që njihen prej teje dhe ti i pret që të vijnë.

Edhe nuk duhet të harrojmë që kur Shqipëria ishte me dy të majta, u qeveris nga e djathta. Tani që Shqipëria është me dy të djathta, padyshim që do të vazhdojë të qeveriset nga e majta.

Basha i Berishës, shndërrohet në Metën e Nanos. Metës i kënduan lavde demokratët, Lulzimit do i këndojnë lavde socialistët. Dhe kështu jetuan dhe u trashëguan shqiptarët! Lum kush diti e vërtiti! Edhe kush mundi, sepse është edhe çështje “cipe”!

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lisa Marie Presley, Vajza e "Mbretit" Elvis "u Nda nga Jeta" në Moshën 54-Vjeçare!

Next Story

Shpërthen Linja e Gazsjellësit që Lidh Lituaninë me Letoninë

Latest from Info