Viktor Hygo dhe Letrari i Ngathët

/

Kur Viktor Hygo drejtonte një revistë letrare, një letrar i ngathët i dërgoi një artikull për botim. Poshtë shkrimit kishte shtuar kërkesën e mëposhtme:

– Nëse kam hequr disa presje dhe pika aty-këtu, ju lutem vendosni vetë ato.

Dhe Hygo iu përgjigj:

– I dashur mik, herën tjetër ju lutem më dërgoni vetëm presje dhe pika. Unë do të bëj pjesën tjetër.

***

Viktor Hygo lindi ne Bezanson të Frances më 26 shkurt 1802 dhe vdiq më 22 maj 1885. Vitet e para të jetës i kaloi në vende të ndryshme i detyruar nga familja, për shkak të punës së babait të tij, i cili ishte gjeneral në fushatat aktive të Napoleonit. Jetoi 3 vite në Korsikë, 2 vite në Paris dhe disa vite në Italinë e Jugut, më pas filloi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi studime në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim “Odet” të cilin e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeç, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në të, botoi pjesën e dytë të “Odet”. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin dhe prej këtyre arritjeve ai u bë pjesëtar i Akademisë Franceze në moshën 39 vjeç. Romani “Notre Dame de Paris” dhe dramat “Lucrece Borgiaa”, “Marie Tudor” dhe “Le roi s´amusë” nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij “Rigo”, patën një sukses të madh.

Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i Monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë shfaqet dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III dhe kjo i kushtoi dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi romanin “Të mjerët” i cili e bëri të njohur edhe jashtë Francës, “Punëtoret e detit”, “Njeriu që qesh” etj.

Me rënien e Perandorisë, Hygoi u kthye në Paris dhe bëri një tentative, pa sukses pjesërisht, në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim dhe deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur dhe të lavdishëm të Francës.

Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijonte karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qartë në idetë e tij të egzagjuara, si dhe në mungesën e humorit në të gjithë veprat (thuajse). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtarët që prek shpirtin e lexuesit, teksa lexon veprat e tij.

Diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranonte peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tij për t’i bërë eksperienca thelbësore dhe të mblidhte vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.

Shkrimet e tij arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik dhe social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Europën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Blinken “Bllokon” edhe Armëpushimin e Propozuar nga Pekini në Ukrainë

Next Story

"Qethja" e Borxhit Gjerman

Latest from Info