Në antikitet nuk kishte garë të Maratonës, as edhe ndonjë garë të ngjashme me të. Idea e kësaj gare atletike është e filologut Mishel Breal…
Një garë e distancës së gjatë (42,195km), e përfshirë në programin e Lojërave Olimpike që nga ngjarja e parë në 1896 në Athinë. Së bashku me garën e 100m, ato janë dy garat më të njohura të atletikës në botë.
Në kohët e lashta, Maratona nuk ekzistonte si sport, as ndonjë garë e ngjashme. Ideja për themelimin e saj i përket filologut francez Michel Breal (1832-1915), i cili e bindi mikun e tij Pierre de Coubertin ta përfshijë atë në programin e Lojërave të Parë Olimpike në Athinë, duke përkujtuar fitoren e grekëve kundër persëve në Maratonë (490 p.e.s.), të cilin ditaristi Feidipidi ua shpalli athinasve me thirrjen “Nenikikamen”, para se të jepte frymën e fundit dhe pasi kishte vrapuar largësinë nga fusha e betejës së Maratonës në Athinë.
Gara e parë e Maratonës u zhvillua më 10 mars 1896, gjatë Lojërave të Parë Panhelenike të Atletikës dhe ishte një garë kualifikimi për Lojërat Olimpike të Athinës. Fituesi ishte Harilaos Vasilakos me kohën 3 orë e 18 minuta, ndërsa fituesi i mëvonshëm i Lojërave Olimpike, legjendari Spyros Louis, doli i pesti. 23-vjeçari me origjinë nga Marousi “mori hak” pak ditë më vonë, më 29 mars, kur fitoi Maratonën e parë të Lojërave Olimpike me kohën 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda.
Që atëherë, Maratona ka fituar vazhdimisht popullaritet dhe sot është një nga sportet më të njohura të atletikës. Garat rrugore maratonë mbahen jo vetëm në kuadër të ngjarjeve të mëdha sportive, por edhe individualisht, me pjesëmarrje masive të sportistëve (Maratona e Bostonit, Maratona e Londrës, e Athinës etj.).
Gara e Maratonës nuk ishte e qëndrueshme që në fillim. Maratonistët në Athinë vrapuan rreth 40 kilometra. Në vitin 1924 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi distancën prej 42,195 metrash, që është distanca që vrapuan nga platforma mbretërore në stadium, gjatë Lojërave Olimpike të Londrës të viti 1908.
Gara e Maratonës mbahet në një rrugë publike të asfaltuar. Rekordet zyrtare kombëtare apo botërore nuk njihen nga IAAF sepse ngjarja zhvillohet në kushte të ndryshme terreni. Performancën më të mirë tek meshkujt e ka vendosur keniani Wilson Kipsang me 2 orë, 3 minuta e 23 sekonda (28 shtator 2013), ndërsa tek femrat performanca më e mirë është ajo e britanikes Paula Radcliffe me 2 orë, 15 minuta e 25 sekonda. Performancën më të mirë në rrugën klasike veçanërisht të vështirë (Marathonë – Stadiumi Panathinaik) e ka italiani Stefano Baldini me 2:10:55 nga Lojërat Olimpike të Athinës, në vitin 2004. Në të njëjtat lojëra, performanca më e mirë e femrave u arrit edhe nga japoneze Mizuki Noguchi me kohën 2:26:20.
Maratona e parë ndërkombëtare në kursin klasik u zhvillua më 2 tetor 1955, megjithëse vendimi daton para vitit 1938. Gara u zhvillua me pjesëmarrjen e 21 sportistëve (12 grekë, 4 egjiptianë, 2 jugosllavë dhe një italian, një gjerman dhe një finlandez) dhe Fitues doli finlandezi Veiko Karvonen me kohën 2:27:30.