CNN, Fox News & Media të Tjera Paralajmërojnë Amerikanët për “Fundin” e Dollarit

/

CNN, Fox News, ABC News paralajmërojnë amerikanët për “fundin” e dollarit. Prezantuesi i “GPS” në televizionin CNN, Fareed Zakaria, të dielë, mbështeti idenë se instrumentalizimi i dollarit nga Biden kundër Rusisë, gërshetuar me “lëvizjet e gabuara gjeopolitike” të Amerikës, kërcënojnë me gjunjëzimin e Amerikës nga regjimi i depozitave globale në monedhën dollar.

“Instrumentalizimi i dollarit nga ana e Uashingtonit përgjatë dekadës së fundit çoi shumë vende të rëndësishme drejt kërkimit të formave të cilat siguronin që ato të mos shndërroheshin në Rusia të ardhshme”, tha Zakaria, duke shtuar se vende të tjera përpiqen të shamngin sistemin SWIFT duke kërkuar strehë në monedha kineze Juan.

Nga ana e tij ekonomisti / financieri Peter Schiff shpjegoi se Amerika rrezikon të humbasë statusin e superfuqisë ekonomike, për shkak të politikave aktuale gjeopolitike dhe trajektores ekonomike.

“Ditë e petrodollarit janë të numëruara”, shkroi ai në Twitter, duke reaguar lidhur me njoftimin e Arabisë Saudite se do të investojë në rafineri kineze të naftës.

Ky ishte “ndryshimi” të cilin nënkuptonte kinezi Si, kur i tha presidentit Putin javën e kaluar se Kina dhe Rusia “drejtojnë” ndryshimin global, një ndryshim që “nuk ka ndodhur gjatë 100 viteve të fundit”.

Ndërsa Fox News po bombardon presidentin Biden duke e akuzuar se po bëhet shkak për shkatërimin e dollarit. Rrjeti informativ në fjalë transmetoi lajmin se aleanca ekonomike e njohur si BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) do të zgjerohet, pasi edhe Arabia Saudite po “peshon”, mendon përfshirjen e saj në këtë bllok, ndërsa SHBA-të po rrëshqasin drejt kolapsit të dollarit dhe po shkaktojnë për pasojë humbjen e pozicionit të superfuqisë.

“Çfarë do të ndodhë nëse ekonomia jonë dhe dollari amerikan nuk do të jetë më monedha mbizotëruese në botë?” – pyeti gazetari Kein.

Ndërsa ish ndihmësja për Financat e presidentit Trump tha se nëse dollari amerikan nuk do të ishte më monedha e rezervave globale, “kjo nënkupton fundin e dollarit amerikan”.

“Të paturit e një regjimi të tillë ishte avantazh real, por kemi keqpërdorur këtë avantazh mes politikash monetare dhe financiare për shumë vite dhe veçanërisht dy vitet e fundit, fakt që ka zhvlerësuar ndjeshëm dollarin”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Greqi: Do Të Lejohet Partia e Ekstremit të Djathë të Marrë Pjesë në Zgjedhje?

Next Story

Kampi i Përqendrimit të Aushvicit

Latest from Info