Vota e Parë në Francë, në Zgjedhjet Lokale, Vota Abstenuese!

Zgjedhjet lokale në Francë janë karakterizuar nga një rekord i pjesëmarrjes së ulët. Deri në mbylljen e kutive vetëm 34.7% e shtetasve francezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit, një rënie drastike kjo prej 52%, krahasuar me ata të cilët morën pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2014.

Shkaqet për këtë pjesëmarrje të ulët mund të jenë frika nga koronavirusi, por padyshim edhe një apati e përgjithshme e publikut francez që ndihet konfuz në këto kohë pandemie, protestash, papunësie dhe diktatesh nga më të ndryshmet.

Në kryeqytetin e vendit në Paris, Kryebashkiakja Anne Hidalgo e Partisë Socialiste, pasi ka fituar raundin e parë, sipas të gjitha projektimeve do të marrë një mandat të dytë. Skandalet dhe përçarjet e brendshme brenda partisë së Macron (prej së cilës janë larguar më shumë se 20 deputetë këtë vit, për të krijuar grupe independente) kanë bërë që kandidatja Agnes Byzun e “République en Marche” të jëtë në garë për vendin e dytë me kandidatin e të djathtës së moderuar Republikane Rachida Dati.

Nga projektimet duket se Dati do të renditet e dyta me rreth 34% të votave, ndërkohë që kandidatja e Presidentit Macron do të mjaftohet me vendin e tretë dhe rreth 20% të votave.

Në rang kombëtar duket se raundi i dytë nuk ka ndryshuar shumë konfigurimin e raundit të parë, ku gjenden Republikanët si parti e parë me më shumë se 50% të votave në rang nacional, të ndjekur nga Socialistët dhe nga partia centriste e Macron.

Kujtojmë se në një pjesë të madhe të vendit (ç’ka mund të shpjegojë dhe shkallën e lartë të abstenimit), nuk kanë qenë pjesëmarrës kandidatët e partisë së Marine Le Pen, për shkak të eliminimit prej raundit të parë zgjedhor.

Kjo e fundit ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Perpignan, e para bashki me më shumë se 100.000 banorë, që fiton partia nacionaliste. Fituesi i zgjedhjeve dukshëm është abstenimi ku thuajse 6 në 10 votues nuk morën pjesë, ç’ka indikon se një platformë populiste mund të mobilizojë këtë masë njerëzish të lodhur me politikën, si zakonisht.

Kjo përforcohet dhe nga sondazhet që tregojnë se Le Pen ja ka kaluar presidentit Macron në popullaritet dhe në tendencën e votës.

1 Comment

  1. Have yoou ever thought about including a
    little bit more than just your articles? I mean, what you saay is fundamental and everything.

    However think of if you added some great pictures or
    videos to give your posts more, “pop”! Your content is excellent but with pics annd video clips, thios website could certainly be one of the best inn its field.
    Fantastic blog!
    How to train muscles web site build muscles

Lini një Përgjigje te web site Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

"Këmbana" Lufte mes SHBA & BE! Sipërmarrësit Europianë në Alarm!

Next Story

Adio "ANTIFA"! Adio Radikalë Anarkomajtistë!

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një