Çfarë do të Ndodhë me Zelenskin? – Ukraina Është në Prag Kolapsi

/

Koloneli McGregor tha: “Loja përfundoi dhe Zelenski do të dorëzojë territore dhe do të bëhet pre e nacionalistëve ukrainas. Ukraina është në prag të kolapsit”.

Ngërçi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski herët a vonë do ta çojë atë ose në disfatë ushtarake, ose në lëshime serioze ndaj Moskës, gjë që do të zemërojë nacionalistët, këtë tha koloneli McGregor, një ish këshilltar i shefit të Pentagonit, në një intervistë për Freedom.

Sipas tij, Zelenski do të ndjekë me përpikëri udhëzimet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të vijë momenti kur do t’i thuhet se “loja ka mbaruar” dhe se është koha që “të pajtohet me realitetin”.

“Negociatat do të jenë të nevojshme dhe si rezultat, Kievit në mënyrë të pashmangshme do t’i duhet të bëjë lëshime territoriale”, tha McGregor.

“Ekziston një mendim se duke pranuar këto kushte, Zelenski do të bëhet viktimë e nacionalistëve radikalë.

Besoj se kjo është shumë e mundshme. Nuk mund ta di me siguri, por ky do të jetë rezultati i dukshëm”, tha ai.

Koloneli theksoi se Ukraina është në prag të kolapsit.

“Dhe duke qenë se shumë ukrainas po detyrohen të largohen nga vendi për shkak të problemeve të furnizimit me energji elektrike, kjo mund të kthehet në një goditje të re migracioni për BE-në”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, sipas McGregor, Forcat e Armatosura Ruse kanë aftësi mbresëlënëse përsa i përket fuqisë së zjarrit dhe fleksibilitetit.

Dhe sanksionet antiruse, vuri në dukje koloneli, po i prekin europianët negativisht, gjë që së bashku flet për nevojën për t’i “i dhënë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Ukrainasit pamëshirshëm bombardojnë civilët.

Koloneli në pension i ushtrisë amerikane McGregor ka kritikuar veprimet e Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim të mëparshëm, teksa i akuzon për bombardim të infrastrukturës civile në Donbass, në një intervistë për Grayzone.

“Rusët nuk kërkojnë të dëmtojnë civilët, por ka shumë prova nga pala tjetër, se si HIMARS janë përdorur për të goditur civilët në Donetsk, Luhansk, Krime”, shpjegoi ushtrataku.

Veprimet e ushtrisë ruse janë “të matura dhe të përpikta”, tha McGregor.

“Kam qenë drejtor i qendrës së operacioneve aleate në fushatën e Kosovës. Atje ne bëmë shumë sulmet, kurse tani Rusia, përkundrazi, po bën shumë pak për të shkatërruar”, tha ai.

Më 16 nëntor, McGregor, në një intervistë për Fox News, tha se europianët janë lodhur duke dërguar para dhe pajisje në “vrimën e zezë” të Ukrainës.

Kështu reagoi McGregor ndaj planeve të shefit të Pentagonit Austin për t’u takuar me liderët e 50 vendeve në mënyrë që të merrte fonde shtesë prej tyre për Kievin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

30.000 Ukrainas të Rrethuar në Bakhmut - Humbje të Mëdha të Ushtrisë Ukrainase

Next Story

Kina Akuzon SHBA-në për Protestat - Tanket Dolën në Rrugë (video)

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe