Gjermania do të zhytet në një ‘lockdown’ tjetër kombëtar për Krishtlindje, sipas deklaratës së Merkel, me qëllim për të ulur valën e të prekurve me Covid-19.
Në vend do të mbyllen të gjitha dyqanet, parukeritë dhe shkollat, si dhe do të limitohet kontakti social.
Kancelarja Merkel tha se ajo dhe guvernatorët e landeve u dakortësuan për një ‘lockdown’ tjetër dhe për masa kufizuese që prej datës 16 dhjetor deri më 10 janar 2021.
Gjatë natës së Krishtlindjeve numri i personave që mund të mblidhen së bashku nuk mund të kalojë numrin 5, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 14 vjeç.
Kompanive u është thënë që të orientojnë nënpunësit e tyre drejt punës nga shtëpia, apo punës online.
Shitja e alkoolit do të ndalohet në vende publike, që në thelb nxjerr jashtë ligjit biznesin e stendave të verës, që është tradicional kryesisht në periudhën e Krishtlindjeve.
Për restorantet porositë ‘delivery’ do të lejohen, por do të ndalohet që njerëzit të konsumojnë ushqim brenda restoranteve.
Dyqanet e shitjes së fishekzjarreve do të ndalohet të funksionojnë, që sipas traditës së Vitit të Ri ishin një prej sipërmarrjeve më të angazhuara në ditët e festave.
Shërbesat fetare do të lejohen, por duke respektuar në mënyrë strikte distancën mes njerëzve dhe përdorimin e detyruar të maskës, teksa do të ndalohet këndimi i psalmeve, apo muzika kishtare.
Nëse kjo nuk është diktaturë, çfarë emër të ketë vallë kjo situatë e tmerrshme izolimi, terrori dhe kufizimi të drejtash dhe lirish të dhuruara nga Zoti, apo natyra!!!