Ministrat e Energjisë u tërhoqën dhe diskutuan për të rishqyrtuar edhe njëherë çështjen e vendosjes së çmimit tavan për gazin rus.
Pas takimit të tyre, gjithçka mbeti në ajër, sepse nuk arritën dot që të merrnin një vendim unanim. Takimi emergjent i ministrave të energjisë së BE-së, ja pasoi mesa duket vendimmarrjen Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.
Presidenti Putin kishte paralajmëruar se vendosja e çmimit tavan për gazin, do të thoshte ndërprerje totale e furnizimit nga burimet ruse, duke anuluar çdo marrëveshje ekzistuese.
Nga ana e tyre, ministrat e energjisë së BE-së, prokuruan Komisionin Europian për të analizuar edhe masa të tjera emergjente, si për shembull vendosjen e një çmimi tavan për gazin, nuk ka rëndësi origjina na vjen. Domethënë, ministrat i thonë Komisionit Europian t’i vendosë çmim tavan edhe Kanadasë, Amerikës dhe vendeve të tjera dhe jo vetëm Rusisë.
I kërkuan gjithashtu Brukselit një plan sugjerimesh për vendosjen e çmimit tavan edhe ndaj kompanive të prodhimit të energjisë elektrike, apo të burimeve të tjera të energjisë.
Megjithatë, tani Europa nuk ka më sigurinë tek Presidenti Putin, që edhe nëse tërhiqet nga vendimi i marrë për çmimin tavan, do të japë gaz normalisht tek Europa, pas degradimit të marrëdhënieve.
Sugjerime masash për energjinë:
Administrim i fitimeve shtesë të kompanive të prodhimit të energjisë dhe vendosje takse solidariteti ndaj tyre, për të mbështetur konsumatorin.
Komisioni ftohet të marrë masa të përkohshme lidhur me tregun dhe çmimin tavan për gazin.
Komisioni duhet të paraqesë sa më shpejt masat që do të merren për të ulur konsumin në nivel paneuropian.
Sugjerime dhe politika për të siguruar likuiditetin.
Κ. Simson, Kryetare e Komisionit të Energjisë deklaroi se depot e Europës janë të mbushura në nivelin 83%. Ndaj duhet të ulet ndjeshëm konsumi.