Papa Kritika Patriarkut të Moskës – Kisha Ruse: “Mos Shtrembëro Ngjarjet!”

Nuk u bë takimi mes Papës dhe Patriarkut të Moskës Kiril.

Papa Françesku paralajmëroi sot nga Kazakistani kundër “instrumentalizimit të fesë”, duke kritikuar indirekt Patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse Kiril, mes tensioneve diplomatiko-fetare që lidhen me luftën në Ukrainë.

Duke hapur një forum ndërfetar në kryeqytetin Nur-Sulltan, ku morën pjesë udhëheqës fetarë nga e gjithë bota, Françesku bëri thirrje që “dhuna të mos justifikohet kurrë”, një tjetër kritikë ndaj Patriarkut Rus, i cili i ka quajtur “forca të së keqes” ata që kundërshtojnë ndërhyrjen ruse.

“Feja nuk duhet të jetë një aksesor i pushtetit dhe pushteti nuk duhet të jetë një aksesor i fesë” tha Françesku duke u duartrokitur nga anëtarët e 100 delegacioneve, nga 50 vende.

Në verë, Papa kishte thënë për Kirilin se ai nuk duhet të shndërrohej në “djaloshin e korit të Putinit”, një deklaratë që zemëroi Patriarkun Rus. Megjithatë, sot, Papa pati një bisedë 15-minutëshe me Mitropolitin Antony të Volokolamsk, “Ministri i Punëve të Jashtme” të Patriarkut Kiril, i cili e përshkroi bisedën si “të përzemërt” dhe tha se një takim midis dy liderëve fetarë është i mundur nëse “përgatitet siç duhet”.

“Duhet të shohim se kur, ku dhe mbi të gjitha, nëse do të kemi diçka në fund, një apel, si ai që bëmë në Havana” u tha ai gazetarëve, duke iu referuar takimit historik të Françeskut me Kirilin në vitin 2016, në Kubë. Ai shprehu gjithashtu keqardhjen që Vatikani “anuloi” takimin e planifikuar për në qershor në Jerusalem.

Mitropoliti Antonios nënvizoi nevojën për të ecur përpara, duke kritikuar deklaratat e Papës për Kirilin.

Vetë Kirili, në një mesazh drejtuar konferencës dhe të publikuar në faqen e Kishës Ortodokse Ruse, shkruan se “kemi qenë dëshmitarë të shtrembërimit të ngjarjeve historike dhe manipulimit të paparë të ndërgjegjes kolektive”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: Drejt Shtetëzimit Kompania më e Madhe e Gazit në Europë

Next Story

Ukraina Merr Garanci për Anëtarësim në NATO – Rusia: "Do Ta Shikoni Tokën Të Digjet & Betonet të Shkrijnë!"

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është