“Izraeli dëshiron zgjidhje me dy shtete, për t’i dhënë fund konfliktit me Palestinez – tha Lapid në OKB – duke i dhënë më shumë siguri Izraelit.”
Në fjalimin e tij, Lapid tha se, “ndarja nga palestinezët duhet të jetë pjesë e vizionit të kombit”.
Ndërkohë Kombet e BASHKUARA kishin deklaruar dje se: “Izraeli mbetet i përkushtuar ndaj një rezolute me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, kryeministri Yair Lapid pritet t’ja thotë këtë Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë“.
Kanë kaluar shumë vite që një kryeministër izraelit flet për dy shtete në OKB dhe që tenton të njohë Palestinën për hir të sigurisë. Në fjalimin e tij, Lapid tha se, “Izraeli nuk do të bënte asgjë që do të rrezikonte sigurinë e Izraelit, apo sigurinë e qytetarëve të Izraelit, qoftë edhe për një centimetër territor, por ndarja nga palestinezët duhet të jetë pjesë e vizionit politik, pjesë e konceptit të shpresës, pa ushtruar forcë”.
Lapid në mbyllje të fjalës së tij tha: “Qëllimi ynë është të zgjerojmë qarqet e paqes”.