Gjermani: Duhet të Digjen 800 Milionë Maska Covid

/

Bloomberg na informon se Gjermania ka vendosur të djegë 800 milionë maska të papërdorura, të blera në muajt e parë të pandemisë, sepse u ka kaluar afati i shitjes, dhe nënkupton se u ka mbaruar afati i skadencës. Mendo se prej çfarë materiali janë prodhuar këto maska, përderisa na paskan afat skadence.

Këto lecka vendosnit tek hunda dhe goja dhe atje krijohej vatra më e madhe e bakterieve dhe e mikrobeve që e mbanit në mënyrë permanente për t’ja ofruar pisllëqet organizmit direkt nga goja dhe rrugët e frymëmarrjes.

Thirrjet fillestare për tendera bënin fjalë për 730 milionë maska mjekësore për fytyrën, më pas dolën maskat kirurgjikale, edhe nga ky lloj do të digjen mbi 60 milionë copë FFP-2 që kanë skaduar, këtë bëri të njohur ditën e premte zyra e shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga revista Der Spiegel. Jo vetëm kaq, por për më tepër, rreth 20% e maskave të prokuruara që nga marsi 2020 u konsideruan të kenë defekte cilësore, tha ministria, dhe u nxorën nga përdorimi.

Gjermania shpenzoi 6 miliardë euro (5.9 miliardë dollarë) për maska në fillim të pandemisë, sipas Spiegel.

Ish Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u kritikua në atë kohë për prokurime të vlerave të mëdha dhe për përdorim lidhjesh personale për të blerë maska.

Ja pra, erdhi dhe fundi i maskave, siç do të vijë fundi i gjithçkaje të çmendur leftiste, globaliste, paranojake nga konstilacioni që ka vënë në objektiv për asgjësim, njerëzimin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: AfD Protestë Kundër Qeverisë, Pro Rusisë

Next Story

RT Ekskluzive - SHBA dhe Covid-19 - Hackers Zbulojnë të Vërteta të Frikshme

Latest from Info