Rusia Bllokon Eksportin e Grurit Pas Sulmit në Sevastopol

/

Vendimi i Kievit për të sulmuar, por me rezultate të dobëta, po e çon botën drejt urisë.

Rusia njoftoi se pezullon marrëveshjen për të lejuar eksportet e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, pas sulmeve me dronë kundër anijeve të marinës së saj, që nuk arritën të godasin objektivin e tyre, përveç një miniere, por provokuan hakmarrje të menjëhershme.

Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha se pezullimi është i pacaktuar dhe se përfaqësuesit e saj në qendrën koordinuese në Stamboll morën udhëzimet përkatëse.

“Pala ruse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve tregtare që marrin pjesë në “Iniciativën e Detit të Zi” dhe pezullon zbatimin e saj nga sot dhe për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme në Moskë.

Marrëveshja e tranzitit të sigurtë, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022, ishte kritike për të lejuar që miliona ton drithë të grumbulluara në Ukrainë, për shkak të luftës, të mund të eksportoheshin, plus të të korrave të reja të këtij viti, financa / të ardhura këto që shkonin në buxhetin e Ukrainës.

Kishin nisur negociatat për zgjatjen e marrëveshjes, e cila skadonte më 19 nëntor 2022.

Pas goditjes së mëparshme të madhe të Ukrainës, shpërthimit të urës së ngushticës së Kerçit midis Krimesë, të cilën Putin e aneksoi në 2014, dhe Rusisë kontinentale, forcat e Kremlinit filluan një breshëri sulmesh hakmarrëse kundër rrjetit energjitik të Ukrainës dhe infrastrukturës tjetër bazë, duke shkatërruar deri më sot afro 50% të infrastrukturës energjitike të Ukrainës.

Në përgjigje, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Moska po përdor “pretekste të rreme për të bllokuar korridorin e grurit”.

Sulmet e Ukrainës sot në Sevastopol, përshkallëzojnë krizën dhe kriza e bukës nuk është thjesht krizë, është jetike.

Fermerët dhe tregtarët e drithërave po ndjekin me ankth zhvillimet e shkaktuara nga sulmi ukrainas. Porositë ishin shitur tashmë mes shqetësimeve se marrëveshja do të skadonte dhe Ukraina kishte shprehur gjithashtu shqetësime për një numër në rritje të anijeve që prisnin të inspektoheshin si pjesë e marrëveshjes.

Tronditja në tregjet globale të të korrave është mëse e sigurtë tashmë. Në tregun e vendeve antiruse, apo “jomiqësore” ndaj Rusisë, çmimet pritet të rriten me 50% jo vetëm në bukë, por edhe në të gjitha produktet ushqimore të prodhuara nga drithërat.

Literalisht, vetëm Perëndia na shpëton nga kjo marrëzi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukrania Goditi Fregatën Ruse "Admiral Makarov"

Next Story

Qeveria e Australisë: "Nuk e Dinim që Vaksina Covid-19 Shkaktonte Miokardit!"

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe