Dr.Robert Malone: ​​”Sa më Shumë të Vaksinoheni Kundër Covid-19 Aq më Shumë do të Sëmureni!”

/

Dr.Robert Malone: ​​“Sa më shumë të vaksinoheni kundër Covid-19 aq më shumë do të sëmureni, tashmë është vërtetuar. Këto gënjeshtra që na thanë për vaksinat, rezulton se e kundërta është e saktë dhe e vërtetë”.

Virologu i njohur që ndihmoi në shpikjen e vaksinave të mRNA, Dr.Malone zbuloi se “tani është e qartë se sa më shumë nga këto vaksina gjenetike të merrni, aq më i madh është rreziku juaj për infeksion, sëmundje dhe vdekje në krahasim me ata që mbeten ‘të pavaksinuar'”.

“Na u tha dhe në fakt dhe u promovuan nga qeveritë tona si vaksina që do të na mbronin nga infeksioni, riprodhimi dhe përhapja e virusit! Kur këto shtylla u shembën dhe të dhënat u bënë të qarta se vaksinat nuk janë efektive në asnjë mënyrë, krahasuar me një vaksinë tradicionale që do të ishte efektive në parandalimin e infeksionit dhe përhapjen e tij, plani i qeverisë vazhdon të jetë ‘merrini se do ju mbrojnë nga sëmundje të rënda dhe vdekja.”

Të dhënat nga SHBA, Europa, Britania e Madhe, Skocia dhe Izraeli, sepse përsa kohë kishin ndaluar ndarjen e të dhënave ishim në terr, tregojnë se sa më shumë injeksione të këtyre vaksinave gjenetike të merrni, aq më i madh është rreziku i infeksionit, sëmundjes dhe vdekjes në krahasim me ata që mbeten “të pavaksinuar”.

R.Malone një vit më parë.

Mjeku dhe shkencëtari i njohur ndërkombëtarisht Dr.Robert Malone i cili ndihmoi në shpikjen e vaksinave mRNA zbulon sesi doza e 4-ët e vaksinave do të ndryshojë sistemin imunitar.

Megjithatë, qeveritë dhe mediat po përpiqen të bindin qytetarët që të vazhdojnë të marrin doza të një vaksine që, bazuar në rezultatet, nuk duket se ofron ndonjë përfitim.

Robert Malone është shprehur kundër vaksinimit masiv dhe ka nxjerrë në pah shumë nga aspektet e errëta të rastit të vaksinës Covid 19, ndërsa skepticizmi i tij për inxhinierinë gjenetike të ‘Big Pharma’ e ka vënë atë në pistën e avokatëve kundër vaksinimit masiv.

Në SHBA dhe ndërkombëtarisht, doza e 5-të e vaksinimit ka filluar, por reagimet po intensifikohen pasi ngrihen çështjet e imunoprintimit.

Imprintimi imunitar i referohet një fenomeni ku ekspozimi fillestar ndaj një lloji virusi mund të parandalojë trupin të prodhojë mjaftueshëm antitrupa neutralizues kundër një lloji të ri.

Studiuesit nga ‘Imperial College London’ dhe Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar zbuluan se njerëzit që morën tre doza të vaksinës COVID-19 dhe ishin të infektuar me llojin Wuhan të Covid 19 origjinal kishin një nivel më të ulët mbrojtjeje.

Grupe të tjera, duke përfshirë studiues në Qendrën Mjekësore ‘Beth Israel Deaconess’, konstatuan se vaksinat janë shumë më pak efektive kundër nënvarianteve Omicron.

Personat e vaksinuar janë në rrezik të infektimit.

Disa studime kanë gjetur efikasitet negativ midis grupeve të vaksinuara. Kjo do të thotë se ata që janë të vaksinuar kanë më shumë gjasa të infektohen.

Në disa zona, të vaksinuarit përbëjnë shumicën e personave të infektuar, të shtruar në spital, ose që vdesin nga COVID-19.

Në Luiziana, SHBA, për shembull, 70% e vdekjeve të regjistruara ndërmjet 23 qershorit dhe 29 qershorit ishin midis personave të vaksinuar të moshës 65 vjeç e lart dhe 77% e atyre të moshës 18 vjeç e lart. Ndaj dhe dozat përforcuese nuk janë pritur mirë dhe prej disave po refuzohen.

Vetëm 70% e të moshuarve dhe vetëm 51% e atyre 18 vjeç e lart kanë marrë doza përforcuese.

Vetëm 28% e popullsisë së moshës 50 vjeç e lart kanë marrë dozën e dytë përforcuese.

Robert Malone thotë: “Njerëzit që infektohen diakronikisht dhe shtrohen në spital dhe vdesin, janë kryesisht të vaksinuar. Kjo po ndodh në të gjithë botën. Tani, ata kanë një problem të shkaktuar për shkak të gjurmës imunitare, ky është gjithnjë e më shumë rasti kur një sëmundje nxitet nga vaksinat”.

Dr.Robert Malone ka dalë tashmë hapur kundër politikave dhe vendimeve të Antony Fauci për vaksinat.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vendet e Perëndimit Duan ta Kthejnë Samitin e G20 në “Gjykatë Popullore” Kundër Rusisë

Next Story

Të Dielat e Përgjakura

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe