Në Amerikë Akoma Numërojnë Votat që Vjedhin – Demokracia Ka Rënë – Shteti Nudo – Të Vaksinuarit Ngrysen & Gdhihen

Demokracia e Kapitolit, që ka imituar Parthenonin dhe Agorën e Athinës në strukturë, dhe vetëm në strukturë, ka rënë me kohë, tani thjesht po shfaqet hapur dhe turpshëm për ne përtej oqeanit, por turp brenda vendi nuk kanë, sepse nuk kanë njerëz në kontinent, ndaj nuk kanë prej kujt të turpërohen brenda shtëpisë së madhe.

Të vaksinuarit ngrysen dhe gdhihen, shteti vazhdon dhe numëron “topkat” dhe “goglat” në kutitë e kartonit dhe në aparaturat e bllokuara të elektronikës dhe teknologjisë së përparuar, që manuealen e qujanë anakronike. Pse? Sepse nuk mund të vjedhin manualisht. Elektronikisht, ja, bëjnë të pamundurën të mundur dhe të paqënën të qënë.

Fjala, termi dhe nocioni trend elektroral ka rënë prej vitesh në SHBA, sepse kush është i pari në garën e 400m deri në 380m e para, në 20m e fundit e humbet garën, i dyti bëhet gjithmonë i pari, i pari bëhet gjithmonë humbësi, si në filmat e Hollywood.

Analistë dhe politikanë e shumë të tjerë politologë janë me një shkencë sociale më pak, me më pak punë. Nuk ka më trend vote, nuk ka as Exit Poll, ka vetëm pritje të pafundme derisa pushteti të vendosë për rezultatin që dëshiron të regjistrojë në analet e historisë. Qesharake? Jo, e frikshme!

Dhe të gjitha këto ndodhin në Amerikë, se mos u hutuat dhe mendoni që jemi diku në Afrikë apo Amerikën Latine. Jo, jo, jemi në Amerikën e shumëndërruar të disave, në Amerikën që mesa duket është në dishezën e saj të fundit.

Vazhdojnë dhe numërojnë votat.

Siguruan fillimisht Senatin, që të mos i humbisnin të gjitha dhe nuk merren dot me shumë gjëra paralelisht, sepse kanë edhe një moshë “x”, tani kanë kohë të merren me Kongresin.

Pas 20 orëve numërim të votave në Kongres, Republikanët në datën 9 nëntor ishin 27 vende më përpara se Demokratët, por ja që pas 6 ditë numërimi, në kundërshtim me trendin e numërimit të votës, hapësira zvogëlohet, ndryshimi apo diferenca bëhet aq e vogël, sa edhe mund të përmbyset. Sot, e diel, 1 javë pas votimeve, diferenca është 6 kongresmenë më përpara se Demokratët, por Republikanëve që të arrijnë 218 kongresmenë për të patur shumicën ju duhen edhe 7 kongresmenë.

E kështu aritmetika është në duar “kungulleshkash”, nëse fitojnë Republikanët me pak “kungulleshka”, nja 3 apo 4, këto do i blejnë me të shtrenjtë Demokratët. Sepse nuk blihet vetëm në Shqipëri vota. Jo, blihet në Amerikë kryesisht dhe ka kosto, para e madhe.

Të vaksinuarit e armatosur, ua kanë hequr siguresën armëve dhe ngrysen dhe gdhihen vëzhgues. Ja ky ka qënë qëllimi i demo-ve, pikërisht ky, që të krijonin këtë lloj qytetari amerikan.

Ky është fundi i një Superfuqie, kohët ndryshojnë, çdo gjë e ka një fund, por kjo Perandori duket se ra më shpejt sesa do e dëshironin edhe vetë armiqtë e saj.

Lufta në Ukrainë vazhdon, do të vazhdojë dhe pushteti i të vaksinuarve amerikanë, do të jetë më pas mizor me vetë amerikanët, kur të mos ja dalë dot me Europën dhe Lindjen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Apokalipsi - Rënia e Babilonës

Next Story

Vendet e Perëndimit Duan ta Kthejnë Samitin e G20 në “Gjykatë Popullore” Kundër Rusisë

Latest from Opinione