Numri më Mistik i Njerëzimit!

/

Numri më mistik i njerëzimit është numri 24.

Një simbol më i rëndësishëm se vetë numri.

Dhe këto simbole deshifrohen vetëm nga të iniciuarit. Në fund të fundit, fjala numër vjen nga folja “ararisko” që do të thotë të bashkëpërshtat. Kjo do të thotë, numri përputhet. Por me çfarë?

Nga pikëpamja matematikore, 24 është një numër superperfekt (shuma e pjesëtuesve të tij është më e madhe se 24, 1+2+3+4+6+8+12>24) dhe plotpjesëtohet me “katërshen e shenjtë” të 1, 2, 3, 4.

Konventat më të mëdha që njeriu bëri për të përcaktuar kohën e përjetshme, për të transmetuar dijen përmes shkrimit, për të ndërtuar godina për nder të perëndive, për të përcaktuar peshën e metalit më të çmuar, fshehin brenda tyre numrin 24.

Konventa që njerëzit pranuan për kohën dhe veçanërisht për pjesën më të rëndësishme të kohës ditëm, është rrotullimi i tokës rreth boshtit të saj, që zgjat 24 orë. 1 ditë ka 24 orë.

Konventa e pranuar nga grekët për alfabetin ka shifrën 24. Alfabeti grek ka 24 shkronja (dhe mos harroni se ka dy shkronja të dyfishta, ξ=κσ dhe ψ=πσ, të cilat mund të hiqeshin, por atëherë alfabeti nuk do të kishte 24 shkronja dhe pikërisht për këtë ekzistojnë edhe 2 gërmat e përbëra).

Brinjët e kolonës jonike, e cila u përdor në arkitekturën e lashtë greke të monumenteve më të rëndësishme, mes tyre edhe Partenonit, kolonakt pra janë 24.

24 është gjithashtu karati i arit, metali më i çmuar.

Mistikët më të mëdhenj përdorën 24-ën për të mësuar dhe për të marrë fuqinë e këtij numri.

Homeri shkroi si “Iliadën”, ashtu edhe “Odisenë” në 24 rapsodi.

Kalorësit e urdhrit nuk duhet të kalojnë numrin 24 (urdhëri Garter).

Jeta jonë, pra, rregullohet nga numri 24. Ajo harmonizohet me të dhe krijon bashkimin e madh në qëllimin e përbashkët universal, të ardhmen.

“Dhe është mirë të flasim në të ardhmen. E ardhmja do t’ju dëgjojë”, shkruhet në papiruset e Egjiptit 1900 vite para Krishtit.

5 Comments

  1. Is this your website? mast.al? I just sent you a message via the contact form on your site and was wondering if you wanted to try some unique advertising that reaches business owners worldwide? How do we do it? Well you just witnessed our process. We send your ad text to contact forms on websites worldwide. Plans start at a hundred dollars for posting your ad to one million sites. Reach out to me via Email and let’s dicuss what we can do for your business. My Skype ID is: live:.cid.303294bd15a81bc7

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ankaraja Dërgon Trupa në Kosovë me Kërkesë të NATOs

Next Story

Ish Zyrtari i Shërbimeve Sekrete Deklaron Ekzistencën e Anijeve me Origjinë Jo Njerëzore

Latest from Info