Cili Është Plazhi më i Pastër në Botë?

/

Plazhi më i pastër në botë është në Greqi!

Nuk është nga ato që keni në mendje!

Katër plazhe greke renditen në Top 5 për ujërat më të pastra në botë dhe ky është një rekord jashtëzakonisht pozitiv për Greqinë.

Ishujt e panumërt të Greqisë, bregdeti i gjerë dhe plazhet unike krijojnë triptikun e përsosur të pushimeve, duke tërhequr mbi 32 milionë vizitorë në vitin 2023.

Sipas Travel + Leisure, ka shumë arsye për të rënë në dashuri me Greqinë, duke përfshirë historinë e saj të pasur, artin, ushqimin dhe kulturën.

Megjithatë, ka një arsye tjetër po aq bindëse pse udhëtarët dynden në Greqi: ujërat e saj të pastër dhe mikpritës.

Greqia ka plazhin me ujërat më të pastra në botë, raporton faqja e njohur e internetit, duke cituar hulumtimin e agjencisë amerikane të udhëtimeve Florida Panhandle.

Florida Panhandle ka publikuar një listë të plazheve me ujin më të pastër në planet. Për të arritur në përfundimin e tyre, ata krijuan një listë me 50 plazhe në mbarë botën, që renditen më lart në faqet e rishikimit të udhëtimeve. Më pas ata llogaritën rezultatin e secilit plazh bazuar në përqindjen e rishikuesve që raportojnë “ujra të pastër”. Kjo analizë përfshinte mbi 2.4 milionë rishikime.

Plazhi më i pastër në botë është në Greqi!

Sipas të dhënave, plazhi Prassa në ishullin e vogël Kimolos, në lindje të Egjeut, ka ujërat më të pastra në botë.

“Me një vijë bregdetare që shtrihet për 8.497 milje, Greqia krenohet me vijën bregdetare më të gjatë në Mesdhe, një det i njohur për ujërat e tij të pastër kristal dhe ngjyrën e pasur blu. Nuk është çudi që shumica e plazheve më të mira në botë për ujë të pastër janë në Greqi, me Plazhin Prassa në Kimolos që kryeson listën, pasi 43.56% e rishikimeve të udhëtimeve të disponueshme publikisht përmendin ‘ujin e pastër’”, thuhet në raport.

Një tjetër plazh grek, Plazhi Gennadi në ishullin Rodos, renditet i dyti në listë.

Plazhi Pileh Bay në Tajlandë është i treti i ndjekur nga plazhi Agios Dimitrios në Alonissos.

Top pesëshen e plotëson plazhi i Agia Anna në Naksos.

“Siç mund ta shihni, nëse jeni duke kërkuar për ujë të pastër, Greqia është vendi ku duhet të shkoni. Dhe padyshim që do të keni shoqëri të mirë ndërsa jeni atje”, komenton Travel + Leisure.

Previous Story

“Manuale” Perversioni & Pedofilie për Fëmijët 4-6 vjeç me “Bekimin” e OBSH-së!

Next Story

Heqja e Ndalimit de Facto nga Biden - "Drita Jeshile" për Dislokimin e Forcave Amerikane në Ukrainë - Vijon Ushtria e NATO-s

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është