Sot, Ukraina ka sulmuar me dronë Rusinë deri në zemër të saj, në Moskë.
Shumica e dronëve janë asgjësuar në ajër nga mbrojtja ajrore ruse, duke shmangur dëme në struktura dhe civilë. Megjithatë janë goditur disa banesa dhe civilë. Bëhet fjalë edhe për dy të plagosur në periferi të Moskës.
Nga ana tjetër Moska ka vendosur në gatishmëri të gjithë flotën e raketave të saj, në përgatitje për një kundërpërgjigje.
Teksa Gjermania kërkon armëpushimin dhe dorëzimin e Kievit, pa qënë e qartë nëse është lojë politike, Amerika dhe Anglia, por edhe forca të tjera të NATOs, po përgatiten për diçka që e konsiderojnë si “të madhe”.
Ndërkohë në SHBA, garda është në lëvizje dhe gatishmëri në shumë shtete, duke menduar se goditja në territorin rus tani më, mund të sjellë përgjigje të Rusisë jo vetëm në territorin e Ukrainës.
Dhe kjo ndodh disa orë përpara debatit midis dy kandidatëve për president në SHBA.