“Drita Jeshile” nga Parlamenti Rumun për Operacionet e Ushtrisë Rumune në Moldavi & Odessa

/

Megabaza e NATO-s po ndërtohet në Konstancë.

Deklaratat e kryeministrit rumun për bashkimin e Rumanisë dhe Moldavisë.

“Dritën jeshile” për vendosjen e forcave ushtarake rumune në Moldavi dhe Ukrainë dhe më konkretisht në rajonin e Odesës, dha qeveria rumune me një projektligj të dorëzuar në parlamentin e vendit.

Përgatitjet luftarake të vendeve anëtare të NATO-s po arrijnë kulmin, ndërsa duhet theksuar se harta e publikuar nga rusët parashikonte dislokimin e forcave rumune në Odessa!

Siç duket, Rumania do të luajë, së bashku me Francën, një rol të rëndësishëm në Moldavi, ku duhet të përballet me tendencat separatiste të Transnistrisë dhe Gagauzisë.

Dritë jeshile për ushtrinë rumune për operacione në vendet e huaja, dha parlamenti!

Në Bukuresht u paraqit për shqyrtim dhe votim një projekt-ligj, i cili parashikon vendosjen e forcave të armatosura rumune në territorin e vendeve të tjera për të mbrojtur “qytetarët rumunë”.

Miratimi i projekt-ligjit do të sigurojë bazën legjislative për praninë e oficerëve të ushtrisë dhe inteligjencës rumunë në shtete të tjera.

Projektligji ofron jo vetëm mbrojtje fizike për qytetarët rumunë, por përfshin gjithashtu mënyra të tjera për t’u marrë me kërcënimet hibride.

“Presidenti i Rumanisë, pas një propozimi të Kryeministrit, mund të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët rumunë që janë në rrezik jashtë territorit kombëtar.

Ndërhyrja për parandalimin e kërcënimeve hibride, që përfshijnë ato ushtarake dhe joushtarake, në territorin rumun ose jashtë kufijve, do të kryhet me rekomandimin e Presidentit të Rumanisë dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare (CSAT) të Rumanisë”, thuhet në dokument.

Është e qartë se dokumenti synon të justifikojë ligjërisht praninë e forcave rumune të sigurisë në Moldavi dhe në disa rajone të Ukrainës, ku jetojnë shtetas rumunë.

Sipas rusëve, Bukureshti nuk i fsheh ambiciet e tij për të inkorporuar territoret e Besarabisë në Rumani. Pretendimet zbatohen për Moldavinë, si dhe për pjesë të rajoneve Odessa dhe Chernivtsi të Ukrainës.


Moldavia, a do t’i bashkohet Rumanisë?

Kryeministri rumun Marsel Çiolaku tha se mbështet idenë e bashkimit me Moldavinë. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se forma e një bashkimi të mundshëm nuk ka rëndësi të madhe për të.

Kujtojmë se vetëm në Moldavi 600 mijë qytetarë kanë pasaporta rumune.

Në një intervistë në kanalin televiziv rumun DC News, Çiolacu tha se ai ka të drejtë të mbështesë bashkimin dhe ende beson se në të ardhmen e afërt Moldavia dhe Rumania do të bëhen një vend.

“Unë mbështes bashkimin. Është e drejta ime! Unë ende besoj në bashkimin e Moldavisë dhe Rumanisë. Kjo mund të ndodhë ose në kuadër të integrimit europian të Moldavisë ose në ndonjë mënyrë tjetër”, tha Çolaku.

Sipas tij, i njëjti popull rumun jeton në të dy vendet, i ndarë për shkak të disa ngjarjeve historike që nuk mund të ndryshohen në asnjë mënyrë, por e ardhmja tani mund të ndërtohet ndryshe.

Mega bazë e NATO-s në Rumani për operacione në Europë dhe Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, NATO do të krijojë bazën më të madhe në Europë në territorin e Rumanisë.

Rreth 2.5 miliardë dollarë do të investohen në këtë “aeroplanmbajtëse të pambytshme në Detin e Zi”. Objekti i ri do të jetë më i madh se baza gjermane Ramstein.

NATO planifikon ta bëjë bazën qendrën e komandës dhe kontrollit në Europën Juglindore.

Baza do të ndërtohet në mes të një rrafshnalte malore në qarkun Konstancë në Rumaninë jugore, pranë bazës ajrore Mihail Kogalniceanu.

Sipërfaqja e bazës do të rritet me 2.3 mijë hektarë dhe do të jetë në gjendje të strehojë rreth 10.000 personel ushtarak.

Sipas informacioneve tashmë ka nisur zgjerimi i rrjetit elektrik dhe ndërtimi i rrugëve bypass. Shtypi vendas raporton se pas përfundimit të punimeve, një qytet thelbësisht i ri amerikan do të shfaqet në kontenë e Konstancës.

Previous Story

Precedent i Rrezikshëm për NATO-n: Macron Revokon Nenin 5 për Shkak të Ukrainës - Putin: "Do t'ju Shtypim si Napoleonin!"

Next Story

NATO Hyn në Ukrainë - Promotorë Anglia & Franca

Latest from Info